Premtimet e partisë FJALA për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Të ftuarit në emisionin “Debat Pernime” debatuan për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale. Përfaqësuesit e partive të cilët ishin pjesë e debatit, AAK, LDK dhe FJALA, shpalosën programet e tyre qeverisëse dhe kërkesat e tyre për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale.
Edhe pse për këtë debat janë ftuar edhe përfaqësuesit e PDK-së, Nismës Socialdemokrate, LVV-së në këtë përballje të programeve politike në temat e trajtuara, ata e kanë refuzuar ftesën.
Përfaqësuesi i partisë FJALA në këtë debat ishte Gëzim Kelmendi, i cili shpalosi programin qeverisës për shëndetësi dhe mirëqenie sociale për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Gëzim Kelmendi (FJALA)
– Prishtinës i mungon një spital sekondar se QKUK nuk do të kishte fluks kaq të madh.
– Vaksinimin e marrim me hezitim për shkak të efekteve anësore që i ka prodhuar vaksina nëpër disa vende të zhvilluara siç është Norvegjia.
– Po, do të bëhet publikimi i çmimit të blerjes së vaksinave për COVID-19.
– Paradoksale që qe 20 vjet nuk kemi sigurime shëndetësore.
– Qytetari meriton t’i marrë më shumë se 50 euro për COVID-19.
– Përveç programit të mjekësisë familjare e kemi paraparë një bashkëpunim të Drejtorisë për Arsim dhe Drejtorisë së Shëndetësisë nëpër komuna për të punuar në parandalim.
– Prishtinës i duhet një spital ndërsa në nivelin e Kosovës duhet emëruar drejtorët jopolitikë.
– Do t’i keni dyert e hapura 24 orë për monitorim dhe do të ketë transparencë. Politika duhet t’i ketë larg duart nga shëndetësia.
– Pagesa 6 muaj nga punëdhënësi dhe 6 muaj nga shteti për pushimin e lehonisë.
– Nëse punëtori humb jetën në vendin e punës, familja duhet ta marrë pagën për tërë jetën.
Pjesë e debatit ishin: Shemsedin Dreshaj nga AAK, Gëzim Kelmendi nga FJALA dhe Hatim Baxhaku nga LDK.
Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra do të mbahet gjatë dhjetë ditëve të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen të dielën, me 14 shkurt.Debati transmetohet çdo mbrëmje në orën 20:20 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.Përballë Jeta Xharrës do të jenë kandidatët për deputetë nga partitë dhe koalicionet kryesore që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.
