
Kelmendi: Distancohemi nga hapja e ambasadës në Jerusalem
Ne Partia FJALA distancohemi nga veprimet qeverisë së shtetit tonë me rastin e hapjes së ambasadës në Kosovës në Jerusalem.
Si qytetarë të Kosovës, kurrë nuk jemi pajtuar dhe as nuk do të pajtohemi me veprime që shkelin vullnetin e një populli.
Hapja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem, është shkelje mbi të drejtat e popullit palestinez, është legjitimim i regjimit izraelit i cili për dekada me rradhë ka vrarë, dhunuar e përsekutuar popullin palestinez.
Hapja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem është “thikë pas shpine” ndaj BE-së, Turqisë dhe shumicës së vendeve të OKB-së.
Ne Partia FJALA jemi që të ndërtojmë marrëdhënie të mira diplomatike me çdo shtet, por jo duke e shtypur një popull.
Gëzim Kelmendi