
Fjalët e para të Çakmakut për Prishtinën
Qytetar të nderuar të Prishtinës
Me datë 21.06.2021 edhe zyrtarisht nga ana e kryesisë së Partisë FJALA jam nominuar si kandidat për kryetarë të komunës së Prishtinës. Shumica do ta vlerësonin si privilegj të qenurit i nominuar i partisë por unë personalisht këtë e konsideroi si një përgjegjësi morale dhe intelektuale i të shërbyerit në të mirë të qytetarëve të komunës së Prishtinës, shërbim i cili deri tani i ka munguar në masë të madhe për shkak, ose të paditurisë ose për shkak të interesave klanore të cilën e kanë përfaqësuar qeveritë e deri tanishme.
Këto veprime të qeverisjes komunale shumë e kanë dëmtuar jetën e përgjithshme të qytetarëve, hapësirat rurale janë zbraz për shkak të migrimit pothuaj se të plotë të banorëve të atyre viseve për shkak të një qasjeje të gabuar të qeverisjeve të të gjitha subjekteve të cilat kanë qeveris me komunën e Prishtinës ose si të vetme ose si koalicione.
Vizioni i munguar, dhënia e përparësive në investime infrastrukturore, hapësirave urbane ndaj atyre rurale ka bërë që qysh në periudhën e pasluftës migrimi fshat qytet të fillojë dhe të intensifikohet pas shpalljes së pavarësisë kur nga ana e qytetarëve të atyre zonave u lexua mesazhi se vlera të cilën ata e kanë tek qeverisja komunale por edhe tek ajo qendrore është minimale, dhe se perspektiva e të jetuarit dinitetshëm në ato hapësira ishte mos të themi zero.
Qytetarë të nderuar unë si kandidat për kryetarë të komunës së juaj po e theksoi të juaj sepse deri tani të gjitha qeverisjet, dhënien e besimit nga ana e juaj për të qeverisur me komunë e kanë kuptuar si dhënie në keqpërdorim të të gjitha aseteve qofshin ato financiare qofshin ato të pushtetit për interesa të ngushta personale apo partiake. Interesi i partisë dhe atarëve të ngushtë ka qenë mbi interesin e përgjithshëm.
Punësimet pa kriter përmes nepotizmit edhe familjar edhe partiak ka bërë që teknokratët, intelektualët mos të vijnë në shprehje dhe produkti i vetëm është kjo Prishtinë kaotike, pa politika adekuate fiskale, pa plane të mirëfillta urbanistike, infrastrukturë të dobët qoftë, arsimore, shëndetësore, ekonomike, kulturore, me një fjalë qeverisje e cila ka funksionuar me inercion të krijuar në mungesë të projekteve dhe qeverisjet vetëm kanë improvizuar pa pas vizion të cilat do ti paraprinin veprimeve individuale.
Avni Çakmaku – Kandidat për Kryetar të Prishtinës