E martë, Dhjetor 23FAJAL do garoj vetëm në zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe mban numrin 114

Kelmendi: Albin Kurti i njejtë si Ataturku, po e përçanë popullin!

Gëzim Kelmendi & Albin Kurti
Kelmendi: Albin Kurti i njejtë si Ataturku, po e përçanë popullin!

Kryetari i Partisë FJALA ka reaguar pasi që sot qeveria Kurti i diskriminoi veteranët e UÇK-së, duke kaluar ligjin në kuvend për pagën minimale ku nuk u përfshinë veteranët e UÇK-së.

Ky është reagimi i kryetarit Kelmendi:
Albin Kurti i njejtë si Ataturku, po e përçanë popullin!
Ataturku ishte lider i “gatuar” në kuzhinat e vendeve që luftonin Perandorinë Osmane.
Ato vende kishin arritur sukses që ta sillnin në pushtet Ataturkun i cili kishte mision shkatërrimin e hilafetit dhe rrëzimin e Sheriatit dhe shëndërrimin eTurqisë në një shtet laik ku do të luftohej feja Islame.
Dhe këtë projekt Ataturku e realizoj me sukses duke ndryshuar ezanin, duke përsekutuar Hoxhallarë dhe vajza e gra me mbulesa, duke mbyllur Xhami dhe Medrese të shumta dhe kulminacion e arriti kur Turqinë nga një qendër e Hilafetit me Sheriat e bëri republikë laike parlamentare.
Ataturku e realizoi edhe një projekt të madh, ai bëri përçarjen e popullit të Turqisë në raport me Perandorinë Osmane. Një pjesë e madhe e popullit turk sot nuk flasin mirë për Perandorinë Osmane.

Por çka e lidhë kryeminstrin Kurti me Ataturkun?
Albin Kurti si ushtarë besnik i Sorosit dhe masonizmit, si duket ka dy misione të cilat po i realizon me sukses:
1. Përçarjen e besimtarëve musliman dhe ndaljen e rritjes së praktikimit të Islamit në Kosovë, i cili pas luftës ka shënuar një rritje dhe zhvillim në popullatën e Kosovës në përgjithësi dhe në mesin e të rrinjëve në veçanti.
Por si po vepron Albin Kurti përballë muslimanëve në Kosovë?
Ndër deklaratat e para publike të Albin Kurtit ka qenë “do ta luftoj ekstremizmin fetar duke ngjallur nacionalizmin shqiptar”.
-Me 2011 VV-ja kishte lëshuar seancën parlamentare ku u votuan amandamentet për edukatën fetare dhe mbulesën.
– Me 2013 VV–ja edhe pse në opozitë, kishte votuar ligjin e sponzoruar nga qeveria e PDK-së ku kërkohej kufizimi i Ezanit.
– Me 2013 VV-ja ishte partia e vetme që kishte reaguar me komunikatë dhe kishte kërkuar ndëshkimin e Hoxhës Irfan Salihu, i cili kishte folur kundër amoralitetit.
– Prej vitit 2010 e deri në zgjedhjet e fundit, VV- ja në listat për deputetë kishte mbledhur islamofobët më të mëdhenjë në Kosovë.
Por kur kjo strategji kundër muslimanëve nuk pati sukses, atëherë Albin Kurti filloi një strategji të re. Në paraqitjet e tij publike fliste mirë për muslimanët, për mbulesën, kundër islamofobisë etj.
Albin Kurti arriti me sukses ta bëjë ndarjen më të madhe dhe nxitjen e polemikave të mëdha mes besimtarëve musliman që nga paslufta në Kosovë.

2. Misioni i dytë i Albin Kurtit po del në shesh këtyre ditëve të fundit.
Ky mision është përçarja e popullatës kosovare në raport me UÇK-në.
Sot Kuvendi i Kosovës i udhëhequr nga VV-ja, votoi projektligjin për pagën minimale. Por me këtë ligj u diskriminuan ata djem dhe vajza që dhanë çdo gjë nga vetja e tyre që sot Kosova ta gëzoi lirinë. U diskriminuan veteranët e UÇK-së.
Edhe zyrtarë të lartë të qeverisë Kurti, ministra dhe këshilltarë, në vazhdimësi kanë injoruar kontributin e UÇK-së për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Kështu që Albin Kurti nuk mërzitet nëse nuk ja aftësi me udhëheqë me shtetin, nëse kriza ekonomike dhe papunësia janë në rritje.
Ai ka preokupime tjera, realizimin e dy misioneve.
Përçarjen brenda muslimanëve dhe përçarjen e popullatës në raport me UÇK-në.

Gëzim Kelmendi