
Reagimi i Kryetarit të partisë FJALA Dr. Gëzim Kelmendit pas largimit të nxënëses nga gjimnazi në Pejë:
Largimi i vajzës me mbulesë nga shkolla, vepër shoveniste dhe fashiste!
Drejtori Musa Nikqi përsëri largon një nxënëse me mbulesë nga gjimnazi në Pejë.
Kjo sjellje e këtij drejtori përveç që është kundërligjore dhe kundërkushtetuese, është edhe vepër shoveniste dhe fashiste.
Në një shtet me mbi 95% musliman, të shkelën drejtat e qytetarëve të tij, të largohen nga mësimi obligativ, kjo dëshmon mendësinë shoveniste të disa zyrtarëve të lartë.
Por ky shtet a ka kryeministër, a ka president-e?
A kanë përgjegjësi kryeministri dhe presidentja për qytetarët musliman që po diskriminohen?
Besoj që qytetarët e Kosovës i mbajnë mirë në mend premtimet e kryeministrit Kurti.
Besoj dhe shpresoj që qytetarët do t’i ndëshkojnë premtimet kryeministrit Kurti?
Gëzim Kelmendi