
FJALA: Ku mbeti sektori privat?
Pse për 25 vite pas luftës ende nuk trajtohen si duhet punëtorët e sektorit privat?
Pse në sektorin privat pagat janë ende shumë më të ulëta se në sektorin publik?
Pse punëtorët privat ende vuajnë nga politika dhe nga eprorët e tyre të kyçur në parti të ndryshme politike?
Ne Partia FJALA kundërshtojmë fuqishëm këto politika diskriminuese ndaj punëtorëve në sektorin privat.
Ne jemi për drejtësi të plotë në dy sektorët, qoftë publik apo privat.
Programi ynë i ekonomisë e trajton në mënyrë shumë profesionale këtë çështje.
Partia FJALA
Prishtinë, 31.10.2024
