
Dr.Gëzim Kelmendi ka përshëndetur marrëveshjen në fushën e industrisë së mbrojtjes, me hapjen e fabrikës së prodhimit të municioneve
Kryetari i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi ka përshëndetur marrëveshjen në fushën e industrisë së mbrojtjes, me hapjen e fabrikës së prodhimit të municioneve. Ky është reagimi tij:
O “ndale” dorën o Turqi e Erdoganit, se i tranove nipat e Car Dushanit!
Turqia në vitet e 90-ta, e shpëtoi Shqipërinë nga kërcënimet territoriale të Greqisë.
Turqia në vitin 1999 kishte ndaluar në Grykën e Bosforit anijet ruse që ishin nisur drejt Adriatikut për ta pushtuar Kosovën!
Po në vitin 1999 Turqia kishte qenë ndër shtetet kryesore që në kuadër të NATO-s kishte bombarduar caqet e ushtrisë së Serbisë duke e çliruar Kosovën nga regjimi i Serbisë!
Pas vitit 1999 e deri me sot Turqia nuk u ndal duke e ndihmuar Kosovën në shtetndërtimin e saj, e veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe sigurisë!
Por kjo “dhurata” e fundit në fushën e industrisë së mbrojtjes, me hapjen e fabrikës së prodhimit të municioneve, është “ Qershia mbi tortë “.
Gëzim Kelmendi