E hënë, Tetor 27Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Prezentimi i kandidatëve – Profesor Xhavit Dalloshi

30
Prezentimi i kandidatëve – Profesor Xhavit Dalloshi

#jemiGati #FJALA

Prof.Xhavit Dalloshi

Prof. Xhavit Dalloshi është anëtar i CDU-së në Gjermani, social-pedagog në qeverinë Gjermane dhe përkthyes.
Prof. Dalloshi është një kuadër i lartë akademik dhe veprimtar i shquar i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
Prof. Dalloshi ka qenë aktiv në shumë organizime dhe aktivitete në vitet 80-90-ta për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë.
Prof.Dalloshi i është bashkuar UÇK-së në vitet e para të organizimit të saj.

Kontributin i tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës nuk e ndali as kur shkoi për të jetuar në Gjermani.
Nga viti 2002 është anëtar i partisë më të madhe në Gjermani, CDU-së. Parti kjo e udhëhequr nga ish-kancelarja Angela Merkel.

Prof. Dalloshi kontributin e tij për Kosovën ka zgjedhur ta vazhdoi duke iu bashkuar Partisë FJALA dhe do të jetë sërish kandidat për deputet për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025.