
Prezentimi i kandidatëve – Magjistër i Komunikimit Ndërkombëtar Musa Krasniqi
#jemiGati #FJALA
Magjistër i Komunikimit Ndërkombëtar Musa Krasniqi
Musa Krasniqi nga Malësi e Vogël e Rahovecit, është studiues në fushën e IT, Ballkanistikës dhe Komunikimeve Ndërkombëtare.
Ai rrjedh nga një familje e mesme, me tradita konservatore kombëtare e fetare, djalë i veteranit të luftës së fundit në Kosovë.
Shkollën fillore e ka përfunduar në vendlindje, të mesmen në Medresenë Alauddin në Prishtinë për ta përfunduar pastaj në gjimnazin Ukshin Hoti, në Krushë të Madhe.
Studimet themelore në universitetin “Hasan Prishtina” në Prishtinë, masterin në Universitetin e Evropës Juglindore në Maqedoninë e Veriut, në të cilat ka treguar rezultate të shkëlqyeshme.
Nga viti 2011 merret me IT dhe poashtu është drejtor në organizatë joqeveritare me seli në Prishtinë e Shkup.
Është trajnuar nga disa organizata vendore dhe ndërkombëtare, në fushat profesionale, marketingut, edukimit etj.
Poashtu trajnuar e çertifikuar për projektimin e agjendave në fushën e investimeve në projektet e Komisionit Evropian.
Është baba i dy fëmijëve, një djalë dhe një vajzë.
Musa do të jetë kandidat për deputet në parlamentin e Kosovës, në listën e partisë FJALA.