E hënë, Tetor 27Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Biografia e bujshmë e kryetarit Gëzim Kelmendi i cili është në garë për deputet me subjektin e vet FJALA

1
Dr.Gëzim Kelmendi – ndër politikanët më të shkolluar në vend, njohës i 5 gjuhëve të huaja, dhe dy diplomave universitare, synon sërish ulsen në Kuvendin e Kosovës

Biografia e bujshmë e doktorit nga Peja i cili është në garë për deputet me subjektin e vet FJALA

Dr.med.Gëzim Kelmendi
Specialist i Kirurgjisë Maksillofaciale
Doktor i Stomatologjisë

I lindur në Pejë, dhe vazhdon të jetojë në Pejë.
Gëzim Kelmendi vjen nga një familje intelektuale. Babai, nëna dhe halla e tij, që të tre veteran të arsimit, kontribuan dhe punuan për shkollimin dhe formimin intelektual të tij.
Gëzim Kelmendi ka tre vëllezër (dy juristë dhe një doktor të stomatologjisë).
Gëzim Kelmendi është i martuar dhe ka 4 fëmijë.

– Shkollën fillore e ka përfunduar në Pejë.
– Shkollën e mesme të mjekësisë – drejtimi stomatologji e ka përfunduar në Gjakovë.
– Në vitin 2006 ka diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë – dega Stomatologji, në Universitetin e Prishtinës.
– Në vitin 2017 ka përfunduar specializimin 4 vjeçar në Kirurgji Maksillofaciale në Prishtinë.
2 vite të këtij specializimi i ka kryer në Turqi, 1 vit në Stamboll dhe 1 vit në Ankara.
– Në vitet 2020/21 ka bërë vlerësimin e diplomës universitare në Gjermani, Zvicër dhe Norvegji.

Gëzim Kelmendi përveç Stomatologjisë dhe Kirurgjisë Maksillofaciale, ka edhe 6 vite përvojë në fushën e Farmacisë ndërkombëtare.
Ka punuar si përfaqësues mjekësorë në kompanitë farmaceutike gjermano-italiane dhe turke.
Gëzim Kelmendi është njohës i mirë i pesë gjuhëve te huaja: gjuhës angleze, gjermane, frënge, turke dhe gjuhës serbo-kroate.

Gëzim Kelmendi nga viti 2021 punon në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës si Specialist i Kirurgjisë Maksillofaciale.
Ndërsa nga viti 2008 është pronar i Klinikës Specialistike Stomatologjike “DENTINA” në Pejë.

Gëzim Kelmendi ka qenë dy mandate deputet në Kuvendin e Kosovës (2010-2014 dhe 2014-2017). Gjatë kohës si deputet ka punuar në mbrojtje të interesit të përgjithshëm qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe vet shtetit të Kosovës.

Këto janë disa nga angazhimet e Gëzim Kelmendit si deputet:

▪️ Ka qenë deputeti i parë që në Kuvendin e Kosovës ka kundërshtuar demarkacionin me Malin e Zi ( Mars, 2011).
▪️Në vitin 2011 ka propozuar amendamentet për përfshirjen e Edukatës Fetare në kurrikulat e procesit mësimor.
▪️Ka qenë deputeti i parë që ka kritikuar dhe ka kërkuar ndryshimin e teksteve shkollore, në fushën e historisë.
▪️-Ka qenë deputeti i parë që ka mbrojtur fuqishëm Familjen nga projektet, agjendat dhe nismat ligjore që rrezikonin atë.
▪️Ka kundërshtuar fuqishëm projektet, agjendat dhe nismat ligjore për fertilizim dhe ndryshim të gjinisë.
▪️Ka qenë deputeti i parë dhe i vetëm që ka kundërshtuar në mënyrë profesionale mjekësore projektet, agjendat dhe paradat e komunitetëve.
▪️Ka qenë deputeti i parë që ka kundërshtuar “edukatën seksuale”.
▪️Ka kundërshtuar fuqishëm largimin e vajzave nga shkollat përshkak të mbulesës së tyre.
▪️Ka kundërshtuar ligjin për zhurmat akustike ku atakohej “Ezani”.
▪️Ka kundërshtuar shtypjen dhe diskriminimin e femrës që i bëhej asaj në emër të “barazisë gjinore”.
▪️Ka propozuar që ti ipet shtetësia e Kosovës shqiptarëve që jetojnë në Turqi.
▪️Ishte ndër të parët që kërkoi zbardhjen e rastit të Ukshin Hotit.
▪️Kundërshtoi dhe me sukses pengoi që të rritet paga e deputetëve, kryeministrit, ministrave dhe presidentit të Kosovës.
▪️Kundërshtoi dhe me sukses pengoi realizimin e pensioneve suplementare për deputetët.
▪️Ka qenë më i zëshmi kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, edhe pse mori shumë kërcënime.
▪️Kundërshtoi fuqishëm shtypjen dhe diskriminimin e shqipëtareve në Luginën e Preshevës.
▪️Ka propozuar dhe me sukses ka realizuar disa reforma në shumë fusha: në drejtësi, mjekësi, arsim, ekonomi, polici, ushtri, urbanizëm, infrastrukturë e telekomunikacion dhe sport.

▪️Në vitin 2014 përshkak të arrestimit të hoxhallarëve të pafajshëm dhe përshkak të mosrealizimit të marrëveshjes për vajzat me mbulesë, ndahet nga koalicioni qeverisës dhe bëhet deputet i pavarur.

▪️Në vitin 2015 ndahet edhe nga subjekti i vjetër politik dhe bashkë me 6 intelektual të tjerë themelon partinë politike FJALA.
▪️Gëzim Kelmendi është Kryetar i Partisë FJALA.

Gëzim Kelmendi do të kandidoi për deputet dhe do t’i prijë listës së Partisë FJALA për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025 me nr.138✔️