E shtunë, Tetor 25Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

FJALA: Urime festën e Kurban Bajramit

Logo - FJALA
FJALA: Urime festën e Kurban Bajramit

Të nderuar besimtarë muslimanë

Me respekt dhe kënaqësi ju urojmë Festën e Kurban Bajramit.

Festa e Kurban Bajramit na frymëzon dhe inkurajon që të jemi më solidarë ndaj njëri-tjetrit, ta duam më shumë njëri-tjetrin, ta respektojmë dhe ta nderojmë më shumë njëri-tjetrin, të bashkohemi dhe të punojmë më shumë për popullin dhe për vendin tonë.
Të nderuar qytetarë, vendi ynë, shteti ynë, Kosova jonë e dashur meriton më shumë dhe më mirë, prandaj me urimet më të sinqerta për këtë Festë të Kurban Bajramit ju dëshirojmë juve shëndet, harmoni dhe suksese në rrugëtimet e juaja dhe në sfidat që na presin për një të ardhme më të mirë.
ZOTI ju ruajt dhe ju dhuroftë mirësi.

FJALA
Prishtinë, 6 Qershor 2025