Fetahu: Kontributi i FJALËS për Kosovën
Ne, në Partinë FJALA, i kemi dhënë Kosovës një kontribut të qartë politik dhe parimor përmes qëndrimeve tona të palëkundura:
Kundërshtimin e faljes së territorit të Kosovës (Demarkacioni);
Kundërshtimin e rritjes së pagave për Kryeministrin, ministrat dhe deputetët;
Kundërshtimin e miratimit të ligjit kundër ezanit;
Kundërshtimin e miratimit të ligjit për liritë fetare, një ligj që do të thellonte më tej ndarjet mes bashkësive fetare;
Refuzimin e shkeljes së parimeve morale dhe politike;
Refuzimin e shitjes së votës së deputetit për interesa personale apo partiake;
Kundërshtimin e shkeljes së vlerave të luftës sonë çlirimtare;
si dhe shumë qëndrime të tjera të bazuara në integritet dhe përgjegjësi politike.
Këto qëndrime janë mbajtur dhe realizuar edhe me vetëm një deputet në Kuvend, Dr. Gëzim Kelmendin, Kryetarin e Partisë FJALA.
Prandaj, qytetarë të dashur të Kosovës, ju ftojmë që në zgjedhjet e 28 dhjetorit t’i jepni FJALËS një mbështetje më të madhe, duke i mundësuar përfaqësim më të fuqishëm me më shumë deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Kastriot Fetahu
Voto FJALA nr. 114
Voto Gëzim Kelmendi nr.01
Voto Kastriot Fetahu nr. 08
