E hënë, Maj 25Mirë se vini në faqën zyrtare të Partisë FJALA

Reagon kryetari i partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi:Pse gjithmonë në çdo qeverisje në Kosovë del dikush që fyen vlerat UÇK-së, fyen viktimat dhe familjet e tyre, fyen popullin shqiptar në përgjithësi?

Logo

Pse gjithmonë në çdo qeverisje në Kosovë del dikush që fyen vlerat UÇK-së, fyen viktimat dhe familjet e tyre, fyen popullin shqiptar në përgjithësi?

Edhe në qeverisjet e kaluara ka pasur figura publike që kanë kërkuar të falen krimet e Serbisë në Kosovë, që të bëhet pajtimi i Kosovës me Serbinë.

Por edhe në këtë qeverisje kemi figura publike sikur Shkëlzen Gashi që në disa prononcime dhe intervista të tija akuzon shqiptarët dhe krerët e UÇK-së për kinse krime lufte dhe krime ndaj civilëve serb.

Së fundmi ai ka bërë dëm të madh përmes ekspozitës për masakrën në burgun e Dubravës.
Por pse po ndodhë ky fenomen?

Pse gjithmonë në çdo qeverisje në Kosovë del dikush që fyen vlerat UÇK-së, fyen viktimat dhe familjet e tyre, fyen popullin shqiptar në përgjithësi?

Janë shumë arsye, por një është e sigurt se kjo po ndodhë përshkak që qeveritë e kaluara dhe kjo qeveri aktuale, nuk janë mburrë dhe nuk mburren me luftën çlirimtare të UÇK-së.
Nuk e kanë mbrojtur dhe nuk e mbrojnë luftën çlirimtare të UÇK-së.

Por, luftën e UÇK-së e lavdërojnë ma shumë kur ju duhen votat.
Luftën e UÇK-së e lavdërojnë në debate dhe intervista televizive për konsum politik.

Dhe kur nuk mburren me luftën e UÇK-së, kur nuk e mbrojnë luftën e UÇK-së, atëherë padyshim që ose vet ose ndonjë instrument i tyre del dhe fyen luftën e UÇK-së, fyen viktimat dhe popullin shqiptar.

Por, një gjë duhet ta dijnë të gjithë, luftën çlirimtare të UÇK-së, luftëtarët, dëshmorët, viktimat dhe popullin e Kosovës në përgjithësi, nuk mundet me njollosë askush.

Gëzim Kelmendi