E hënë, Maj 25Mirë se vini në faqën zyrtare të Partisë FJALA

Bllokada institucionale, pasojë e injorimit të realitetit socio-ekonomik

4cb2b5c3-80f5-4a8c-8eb6-099066dafcb5

Bllokada institucionale, pasojë e injorimit të realitetit socio-ekonomik

Dështimi për konstituimin e institucioneve të Kosovës nuk është thjesht një krizë procedurale apo një mosmarrëveshje politike e zakonshme, është pasojë direkte e një mendësie të gabuar që ka dominuar skenën politike duke u përqendruar tek emrat, dhe jo tek vlerat, kapacitetet dhe integriteti i personaliteteve që duhet të udhëheqin vendin.

Në vend që të merrej parasysh gjendja e rënduar socio-ekonomike e qytetarëve, papunësia, varfëria, mungesa e perspektivës për të rinjtë, struktura e përgjithshme politike institucionale pa përjashtim u fokusuan në kalkulime të ngushta për poste dhe pozicione. Kjo qasje e ka zhvendosur thelbin e politikës kosovare nga shërbimi ndaj qytetarit në një garë për pushtet pa përmbajtje.

Një shtet nuk ndërtohet mbi emra, duke i anashkaluar personalitetet me integritet, vizion dhe përgjegjësi. Kur këto cilësi anashkalohen, rezultati është pikërisht ky që po e shohim sot bllokadë institucionale dhe humbje e besimit qytetar.

Prandaj, ky dështim duhet të shërbejë si një reflektim i thellë për të gjithë akterët politikë. Kosova nuk ka nevojë për pazare politike, por për një riorientim drejt meritokracisë, përgjegjësisë dhe prioritizimit të interesit publik mbi interesat partiake.

Vetëm atëherë mund të kemi institucione funksionale që i përgjigjen realisht nevojave të qytetarëve.

Partia FJALA