FJALA: Kush po i largon kosovarët nga Kosova, Evropa apo Prishtina
Kosova sot po i humb resurset njerzore në të gjitha fushat që e determinojnë të qëndruarit, të investuarit, të përceptuarit të Kosovës si atëdhe jo për shkak të asaj që po ofrojnë të tjerët por për shkak të dështimit të klasës politike për të krijuar institucione funksionale.
Neve si FJALA na është e qartë se LVV, PDK, LDK dhe AAK nuk kanë dështuar vetëm në konstituimin e institucioneve kanë dështuar në mbrojtjen e interesit të qytetarëve.
Derisa ata negociojnë poste për çdo ditë kemi largim të personelit shëndetësorë. Shëndetsia, segment i cili po është në masë të madhe determinuese për vendimmarrjen e të qëndruarit apo largimit të qytetarëve nga Kosova po i bartë pasojat e mos konstituimit të institucioneve e cila qasje e pamundësonë përpilimin e bazës ligjore që i jep stabilitet këtij segmeti shoqëror.
Deri sa kemi negocijime për poste, për zgjedhje që nuk ofrojnë zgjidhje, mjekët po largohen infermierët po zbrazin spitalet, pacientët po detyrohen të kërkojnë shërim jashtë vendit
Mosformimi i institucioneve ka penguar vendimmarrjet jetike të cilat e mundësojnë që ky sektor vital shoqërorë të funksionalizohet me shërbimet e saja në të mirë të qytetarëve.
Dikush do të mund të thotë se infrastruktura shëndetësore po përmirësohet por realiteti po na dëshmon që një infrastrukturë objektesh dhe paisjesh pa resurse njerzore është e kotë këtë mund ta shohim edhe nga bota përëndimore ku nuk e kanë problem infrastrukturën por personelin mjeksorë dhe teknik të cilin po e importojnë edhe nga Kosova.
Partia FJALA vlersonë se çdo ditë pa institucione është një shtytës për ikjen e një mjeku dhe një rrezik për jetën e pacientit.
Ne FJALA garantojmë qasje institucionale, planifikim programorë ndërsa ata garantojnë vetëm bllokadë dhe natyrshëm shtrohet pyetja kush mbanë përgjegjësi.
PARTIA FJALA
