Shkruan: Avni Çakmaku – Magjistër i Sociologjisë
Në të gjithë botën qeverit zgjedhën që ta menaxhojnë me nikoqirllëk jetën socioekonomike të qytetarëve të tyre. Qeverisjet e deri tanishme në kosovë pa përjashtim, qeverisjen e kishin kuptuar privilegj, abuzim, keqpërdorim deri në nivel të krimit me komoditetin e mos përgjegjësisë ligjore.
Qeveria gjermane si një shtet me vlera demokratike përkundër një qëndrimi të përgjithshëm të denimit të agresionit rus ndaj ukrainës tërhiqet nga implementimi i sanksioneve të përgjithshme vetëm e vetëm për shkak të mbrojtjës së mirqenjes të qytetarve të vet dhe kjo e dëshmon që përzgjedhja e qytetarve se kujt ti ja japin besimin për të qeverisur ka qenë e qëlluar.
E ne? Po duket se kutin e vlersimit sa i përket përzgjedhjes së qeveritarve e kemi të çorientuar plotësisht sepse për këto mbi njëzet vite ne jemi duke u degradu shumë e më shumë. Politikat të cilat po i udhëheq qeveria kurti kanë një potencial shkatrrues për mirqenjen e qytetarve tanë dhe nuk po duket se do të veprohet në drejtim të zbutjës së kësaj gjendjeje.
Në munges të kapaciteteve prodhuse, në munges të ndërhyrjes përmes rezervave shtetrore të cilat fatkeqësisht nuk i kemi mundësia e vetme është përmes politikave fiskale të ndërhyhet që sado pak të zbutet gjendja.
Keqpërdoruesit të gjendjës duhet sanksionuar sepse është gjendje e jashtëzakonshme, monopolizimin duhet konsideruar si krim dhe duhet sanksionuar, shteti duhet ndërhy duke kërkuar kanale të furnizimit stabil.
Bota ka modele se si duhet vepruar. Nëse nuk po keni mundësi të ndërhyni drejt për së drejti në ekonomi dhe tregti që ligjërisht keni, atëher shfrytëzone mundësin sikurse kan bërë shtetet e ndryshme duke hapë pika tregtuse përmes të cilave shteti do ti furnizonte qytetarët me mallra të cilat do të liroheshin nga ngarkesat e ndryshme fiskale si dhe nga profiti e cila në mas të madhe do ta amortizonte ngritjën normale të qmimeve në këto rrethana por edhe do të eliminonte ngritjën abuzive të qmimeve.
Qeveri Kurti demantona ne që e kemi ditë se jeni popullista, veproni në mënyr pragmatike që me të vërtet qytetarët e këtij vendi mos të hjekin dorë definitivisht nga Kosova, mos lejo që Kosovën ta shohim si të huaj.
Avni Çakmaku
Anëtar i Kryesisë së Partisë FJALA
Magjistër i Sociologjisë