E enjte, Mars 28Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Krasniqi: Rreth krizës së fundit nga organizatat monopolizuese

Musa Krasniqi
Rreth krizës së fundit nga organizatat monopolizuese

Shkruan: Musa Krasniqi – Magjistër në komunikim ndërkombëtar

Ka shumë për të thënë në lidhje me krizën, apo më mirë të themi, kaosin e çmimeve të këtyre ditëve të fundit në vendin tonë.
Po e filloj me fjalinë e hoxhës sonë nga Shqipëria, Mustafa Tërniqi ku thotë: “Populli nuk voton për të dëgjuar justifikimet pse po rriten çmimet, por ai voton që njerëzit e votuar të gjejnë zgjidhje në situata të tilla”.
Pastaj vazhdojmë më fjalën e Muhamedit alejhisselam:
“Kush bën monopol është prej gabimtarëve”.

Monopoli shkakton një numër sëmundjesh ekonomike dhe sociale, siç është papunësia, inflacioni, depresioni, mitmarrja, hipokrizia, vjedhja, mashtrimi etj.
Për të dalë nga kriza në të cilën kemi rënë si shtet, u bëjmë thirrje politikanëve tanë udhëheqës që të lënë për një moment gjuhën dhe mendimet hipnotizuese, poashtu edhe librat e Makijavellit e t`u kthehen zgjidhjeve të problemit sipas islamit dhe burimeve të pastërta shkencore.

Po i përmendim katër (4) nga shumë mekanizmat islame që shteti do të duhej të përdorte që kjo sëmundje sociale të mos përhapej tek ne:
1. Shteti duhet të paralajmërojë monopolistët që mallrat e magazinuara të shiten me çmimet e arësyeshme, përndryshe konfiskohen dhe shiten nga mekanizmat shtetëror në mënyrë që të mos dëmtohen shtresa e gjerë e shoqërisë
2. Shteti siguron mallërat e domosdoshme që për shkak të politikave të ndyra monopoliste tani janë të rralla dhe në këtë mënyrë përcakton çmime të arritshme
3. Nxitje të tregtisë me vendet e ndryshme në të cilat mallërat të cilat janë në mungesë tek ne për shkak të monopoleve, plotësohen
4. Vendosja e çmimeve tavan për sende esenciale, mungesa e të cilave shkakton ngecje të ekonomisë dhe probleme sociale
Ibn Halduni, njëri ndër mendimtarët më të mëdhenjë në histori, thotë për çështjen e taksave: “Shteti që rritë taksat e qytetarëve, shkon drejtë shkatërrimit”.

Qeveria e Kosovës sot mbanë të bllokuara mbi 600 (gjashtëqind) milion euro nga taksat e qytetarëve, në kohën kur shumica e këtyre qytetarëve kanë filluar të kenë probleme serioze financiare.
Edhe një mësim tjetër duhet ta marrim nga ekonomia islame dhe ajo në lidhje me politikat fiskale, poashtu shumë e thjeshtë:
Derisa përmes politikave fiskale të sistemeve të tjera shoqërore, për bazë kanë – pasurinë e të varfërit t`ia japin të pasurit -, tek politika fiskale islame kemi të kundërtën – pjesë nga pasuria e të pasurit, t`u shpërndahet të varfërve -, në mënyrë që drejtësia të vihet në vend.
Prandaj thirrja jonë drejtuar politikanëve udhëheqës të shtetit tonë është pa të keq dhe më shumë sikur një këshillë, që zjidhjen e problemeve sociale duhet ta kërkojnë në të gjitha këndet editurisë, fesë, shkencës, tregtisë, komunikimit me qytetarët dhe heqjes së barrierave partiake.
Këto ditë, njerëzit do të duhej të jenë më solidarë në mes vete, dhe kjo është poashtu virtyt të cilin na mëson feja.

“Nuk ka besuar (plotësisht) ai që për vëllain e vet nuk do atë që do për vete”. – Muhamedi alejhisselam

Musa Krasniqi
Magjistër në komunikim ndërkombëtar
Anëtarë i Kryesisë së Partisë FJALA