E enjte, Prill 25Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Kuvendit i I-rë Zgjedhor i Partisë FJALA

Kuvendit i I-rë Zgjedhor i Partisë FJALA

Kuvendi i hapi punimet Zgjedhore në sallën e Hotel Sirus në Prishtinë me datë 13.09.2015 në ora 11:00.

Në Kuvend ishin të pranishem 159 delegatë nga komunat e ndryshme të Kosovës.

Kuvendin e hapi njëri nga themeluesit e Partisë FJALA Vehbi Berisha, i cili ishte edhe udhëheqës i punimeve të Kuvendit, i cili konstatoi se në Kuvend janë të pranishem 159 delegatë, numer ky i cili mundëson vijimin e punimeve.

Më pas fjalën e morri bashkthemeluesi tjetër i Partisë FJALA, Besnik Xhogoviqi i cili foli për historikun e shkurt të Partisë FJALA nga themelimi deri më tani, si dhe për programin e Partisë FJALA.

Ndërsa Eneida Kemendi si përfaqësuese e forumit të gruas, foli për vizionin e gruas të Partisë FJALA dhe rolin e gruas në shoqërin kosovare.

Pas përfundimit të diskutimeve, Kuvendin e hapi udhëheqësi i punimeve të Kuvendit Vehbi Berisha i cili i ftoj delegatët që me votim të hapur të votojnë pikat e rendit të ditës :

1. Miratimi i Rregullores së Punës së Kuvendit Zgjedhor të Partisë FJALA

2. Zgjedhja e Grupeve punuese

Komisioni Zgjedhor

Komisioni Verifikues

3. Zgjedhja e Kryetarit të Partisë FJALA

4. Zgjedhja e Kryesisë së Partisë FJALA

5. Miratimi i Statutit të Partisë FJALA

6.
Miratimi i Programit të Partisë FJALA

Në bazë të pikave të rendit të ditës, Vehbi Berisha ftoj delegatët të votojnë grupet punuese :
Komisionin zgjedhor :

Kryetar : Vehbi Berisha, Anëtarët : Albana Hoti dhe Florin Halili,
Komisioni Verifikues :
Kryetar : Adlie Morina, Anëtarët : Baki Beqiri dhe Avdyl Mziu.

Si proces mbajtës Albert Zekaj.

Kryetari i komisionit Zgjedhor Vehbi Berisha kërkoi nga Kryetari i komisionit verifikues Adlie Morina të tregoj për prezencën e delegatëve në Kuvend.

Kryetari i komisionit verifikues Adlie Morina njoftoi se në Kuvend janë prezent 163 delegatë.

Kryetari i komisionit Zgjedhor Vehbi Berisha në bazë të pikave të rendit të ditës të zgjedhja e kryetarit të Partisë FJALA, njoftoi delegatët se komisioni zgjedhor ka marr me shkrim vetëm një kandidatur dhe atë të Gëzim Kelmendit, deputet të Kuvendit të Kosovës dhe njeri ndër themeluesit e Partisë FJALA.

Vehbi Berisha në emër të Komisionit zgjedhor kërkoi nga delegatët e pranishem në Kuvend që të propozojnë nese kanë edhe ndonjë kandidat tjetër për kryetar të Partisë FJALA.

Pasi qe delegatët nuk propozuan kandidat tjetër për kryetar të Partisë FJALA, Kuvendi vazhdoi punimet me kandidaturen e Gëzim Kelmendit ku së pari u lexua biografia e kandidatit nga Kryetari i komisionit Vehbi Berisha.
Me pas Kuvendi me votim të hapur me të gjitha vota pro dhe asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim zgjedhi për Kryetar të Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendin.

Pas zgjedhjës së Kryetarit Kuvendi vazhdoi punimet me pikat e tjera të rendit të ditës ku me me votim të hapur u votuan :

1. Zgjedhja e Kryesisë së Partisë FJALA
2. Miratimi i Statutit të Partisë FJALA
3. Miratimi i Programit të Partisë FJALA

Partia FJALA,
Prishtinë, 13.09.2015