E premte, Tetor 31Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Dr.Gëzim Kelmendi: Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë dhe marrëveshjet e arritura Seanca e jashtëzakonshme

GK 6
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë dhe marrëveshjet e arritura
Seanca e jashtëzakonshme

Prishtinë | Kuvendi i Kosovës

Debat parlamentar lidhur me dialogun e Qeverisë të Republikës së Kosovës me Republikën e Serbisë dhe marrëveshjet e arritura në këtë dialog, sipas kërkesës së grupeve politike të Lidhjes Demokratike, të “Vetëvendosjes” dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës

Në emër të Koalicionit për Kosovë të Re, Gëzim Kelmendi e ka fjalën.

GËZIM KELMENDI:
Faleminderit, i nderuar kryetar!
I nderuar kryeministër,
Të nderuar Kabinet qeveritar,
Kolegë dhe kolege deputetë të nderuar,

Grupi Parlamentar i Koalicionit për Kosovë të Re përshëndet iniciativën e kësaj seance të jashtëzakonshme dhe njëherësh konsiderojmë që kjo do t’i kontribuojë transparencës dhe informimit adekuat të qytetarëve të Kosovës.

Njëherësh, Koalicioni për Kosovë të Re kërkon që të zbatohet në tërësi rezoluta e aprovuar në Kuvendin e Kosovës lidhur me bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, veçanërisht duke fuqizuar aspektet, siç janë: parimet e reciprocitetit në të gjitha fushat, parimet e mos cenimit të Kushtetutës së Kosovës, parimet e mos cenimit të integritetit territorial të Kosovës, parimet e evitimit të interferimit të palëve në çështjet e brendshme ndërshtetërore.

Ne konsiderojmë që të gjitha pasuritë, dokumentet dhe artefaktet e Kosovës duhet të kthehen pa kushte në Kosovë, ngase ato janë pronë e Kosovës dhe duhet të kthehen në formën origjinale të saj. Kërkojmë që Kuvendi i Kosovës të jetë i informuar për rrjedhën e bisedimeve dhe, sipas nevojës, seanca të mbahen edhe pa praninë e publikut.

Duke marrë parasysh kontributin që po jep Republika e Kosovës në nivel të bisedimeve me Republikën e Serbisë, kërkojmë nga Bashkimi Evropian që të jetë i hapur dhe t’i trajtojë të barabartë Republikën e Kosovës dhe atë të Serbisë në çështje të integrimit të Bashkimit Evropian.

Faleminderit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.