
Koha për deklarime jashtë rendit të ditës, arrestimi i profesinosteve shëndetësorë
Prishtinë | 20 Mars 2014 | Kuvendi i Kosovës
GËZIM KELMENDI: Faleminderit,
I nderuar kryetar!
Të nderuar kolegë deputetë,
Shqetësimi im ka të bëjë me rastet e fundit, rastin e fundit, konkretisht që është përfolur mjaftë, kohët e fundit, ditët e fundit, por edhe në media e që ka të bëjë me arrestimin e profesionistëve shëndetësorë, konkretisht mjekut Shpend Elezaj, i cili është një rast mjaft i rëndë sa i përket arrestimit të tij, ngase nuk është hera e parë që mantelbardhët, konkretisht profesionistët shëndetësorë arrestohen në mënyra të tilla.
Dhe, ajo çka është kryesore është se akt apo argument kryesor për arrestimin e një mjekut, qoftë për punën profesionale të tij është edhe raporti i Institutit të Mjekësisë Ligjore, e ne e dimë që akuzat e cila ka qenë edhe shkak edhe arrestimi i tij ka të bëjë me neglizhencën e rastit të pacientit nga i cili më pas ka pësuar dhe vdekja, por raporti i Institutit të Mjekësisë Ligjore e ka dhënë të kundërtën që shkaktar kryesor për vdekjen e pacientit e cilëson embolinë yndyrore mushkërore, çka nuk korrespondon me aktin e kryer nga ana e mjekut, do të thotë, pacienti është trajtuar për një trajtim kardiologjik, konkretisht për një koronarografi, ndërsa shkaktari i vdekjes ka qenë shkaktari nga embolia në mushkëri.
Prandaj, unë mendoj që arrestimet e tilla të ngutshme dhe jo njerëzore, jo etike përballë mantel bardhit duhet të ndalohen njëherë e përgjithmonë se nuk është hera e parë që arrestohen në mënyrë të tillë mantelbardhët.
Ne të gjithë e dimë, ka edhe raste kur shkelen edhe keqpërdoret detyra zyrtare nga mantelbardhët, por rastet e tilla apo gabimet e tilla profesionale duhet së pari t’i merret një raport Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe më pas të veprojë hetuesia dhe Policia e Kosovës.
Unë në këtë rast kërkoj nga edhe ministri i Drejtësisë edhe nga ministri i Punëve të Brendshme që ngrenë qendra të trajnimit, qoftë për prokurorë, qoftë për hetues policor që rastet e tilla së pari të identifikohen, të konstatohen dhe më pas të arrestohen se jo fillimisht arrestimi dhe më pas pason shfajësimi nëse ndodh si shumë ka ndodh me mantelbardhët.
Edhe unë në këtë rast jam optimist, edhe mjeku në fjalë I cili është një profesionist, një mësimdhënës i shquar i Fakultetit të Mjekësisë, jam optimist se do të dalë I pafajshëm, por unë pyes veten dhe juve ku po mbetet kredibiliteti i mjekut, ku po mbetet autoriteti i tij dhe karriera e tij pas tërë kësaj çka po ndodh.
Po edhe njëherë i bëj thirrje edhe ministrit të Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme që këtë çështje ta marrin më seriozisht dhe të ndalen këto arrestime, jo të drejta, jo njerëzore përballë mantelbardhëve.
Faleminderit!
KRYETARI: I fundit për sot deputeti Zenun Pajaziti e ka fjalën.
ZENUN PAJAZITI: Faleminderit, kryetar!
Duke e falënderuar Gëzimin që e shtroi një çështje që ka të bëjë më shumë tashmë me drejtësinë, por është fjala edhe për një prej mjekëve më të mirë, doktorëve më të mirë të përgatitur edhe në nivel vendor edhe ndërkombëtar.
Është mirë të trajtohen edhe këto çështje që i shtroi Gëzimi
https://www.youtube.com/watch?v=JS8NU55KvgM