
Koha për deklarime jashtë rendit të ditës
Rikthimi i Edukatës Fetare
Prishtine | 18 Korrik 2011 | Kuvendi i Kosovës
GËZIM KELMENDI:
I nderuari Kryetar,
I nderuari Kryeminister….
Ne sot para vetës kemi shqyrtimin e parë të projektligjit për arsimin parauniversitar.
Padyshim se ky projektligj është nder me të rendësishmit,ngase ka për bazë arsimimin e brezave të rinjë, konkretisht ardhmerisë se vendit tonë.
As moszhvillimi ekonomik i vendit nuk ka pasoja më të medha për vendin tonë se sa edukimi dhe arsimimi jo i mirëfilltë i femijëve tanë.
Edhe pse në ketë projekt ligj nuk i është kushtuar rëndesi komponentës edukative por kryesisht asaj arsimore, duhet të jemi koshient dhe shumë të kujdeshëm se cka po i ofrojmë femijëve tanë.
Ne projektligjin qe kemi para vetes,ka shumë mangesi,por unë do kisha me u ndale ne ato çka janë me të rendësishme dhe me vitale për brezat e ardhshëm.
Neni 3,paragrafi 7: citon: Institucionet publike arsimore duhet të përmbahen nga mësimdhenia fetare ose veprimtaritë tjera te cilat propagandojnë një fe të caktuar.
Ky nen shihet qartë se është kundër kushtetues dhe në kundershtim të plotë me konventat ndërkombetare.
Ketë e them me bindje të plotë duke u nisur nga fakti se vendet e BE si Austria, Gjermania, Belgjika, Britania e Madhe…dhe shumë të tjera, pastaj vendët e rajonit si Kroacia, Sllovenia, Maqedonia, Serbia..dhe të tjerat edukaten fetare e kanë në shkollate tyre publike dhe private, dhe atë si lendë obligative, ndersa ne nuk e kemi as si lendë fakultative-zgjedhore.Dhe sot ky ligj qe kemi para vetës në menyrë të prerë e ndalon edukaten fetare.
Me thoni iu lutem a është Kosova shtet me laik sesa këto shtete të BE?
Te gjithë e dimë se jo nuk është,por une e di se me ketë projektligj promovojmë sistem komunist-ateist, ku mesimi fetar ndalohet në shkolla.
Vetem në periudhen e erët të komunizmit u ndalua mesimi fetar.
Dhe për informaten e juaj edukata fetare ka qenë në shkollat tona para komunizmit, dhe u ndalua në komunizem dhe po ndalohet edhe tash.
Me komunizëm nuk shkohet në Europen laike.
Qëllimin e kemi të mirë, të integrohemi ne BE, por mjeti të cilin kemi zgjedhur është në kundershtim të plotë me synimin tonë.
Neni 8 i Kushtetutës se Republikës së Kosovës e definon Kosovën shtet laik,dhe edukata fetare në shkollat publike nuk cenon laicitetin e kushtetutës sonë, ashtu si nuk e ka cenuar laicitetin e kushtetutës të vendeve të BE dhe te rajonit.
Përmes edukates fetare, fëmijet tanë do të arrijnë të ngriten me shumë në aspektin intelektual dhe shpirtëror, ngas vetëm duke njohur ZOTIN e Madheruar si krijues dhe veten si krijesë do të jenë shumë me larg vetive negative dhe kundërnjerëzore qe e kanë kapluar vendin tonë: përdorimi i drogës, alkoolit dhe duhanit, amoraliteti, dhuna në shkolla, mosrespekti ndaj prindërve dhe mesimdhënësve, niveli o ulet i arsimimit, vetvrasja dhe vëllavrasja, bixhozi dhe shumë te tjera…
Fëmijet serb në Kosovë e kanë edukaten fetare në shkollat e tyre,ndersa vetem fëmijet shqipetar(musliman dhe katolik) jane te privuar nga edukata fetare.
Fundja, çdo fëmije qe paguan tatimin ka te drejtë ta ketë edhe edukimin.
Njeherit të mendojmë drejtë dhe të gjykojmë drejtë, fëmijet padyshim se do të mesojnë mbi fene e tyre, qoftë në rrugë,internet apo gjetiu, por ne mos të lejojmë qe keta fëmije të bijnë pre e mesimeve jo të mirëfillta, por mesimin mbi fenë ta orientojmë ne institucione legjitime nga mesimdhënes legjitim.
Ju faleminderit.
