
Koha për deklarime jashtë rendit të ditës
Prishtinë | Kuvendi Kosovës
Tu ipet shtëtësia 7 milion shqiptarëve qe jetojnë në Turqi
GËZIM KELMENDI:
Faleminderit!
I nderuari kryetar,
I nderuari zëvendëskryeministër, ministra të nderuar,
Kolegë dhe kolege deputetë të nderuar,
Menjëherë pas përfundimit të luftës, në Kosovë ka filluar interesimi i vëllezërve tanë që jetojnë në diasporë për pajisje me dokumente. Megjithatë, në kohët e fundit ne e dimë që janë bë shumë përparësi në këtë drejtim, por megjithatë ka ngecje dhe vështirësi. Vështirësitë veçanërisht janë prezente për vëllezërit dhe motrat tona që jetojnë në shtetin e Turqisë, ku sipas statistikave jo zyrtare, atje është se diku 7 deri 8 milionë shqiptarë jetojnë në shtetin e Turqisë.
Ne e dimë senë periudhën e hershme të komunizmit shumë shqiptarë, nga të gjitha trevat shqiptare, e gjithashtu nga Kosova, u dëbuan nga ky vend, ku shkuan dhe u integruan si pjesë integruese të atij shteti. Shteti i Turqisë megjithatë i ka trajtuar barabartë shqiptarët, ashtu si shtetasit e saj, por megjithatë shtrohet pyetja se çka po bëjmë ne për vëllezërit tanë të cilët jetojnë atje.
Ata kanë shprehur shqetësimin e tyre se po kanë shumë vështirësi procedurale në pajisje me dokumente identifikimi, qoftë me letërnjoftim apo pasaportë. Kështu, shumë prej tyre të cilët kanë ardhur pas mbarimit të luftës në Kosovë që të pajisen me këto dokumente, janë kthyer duarthatë në pamundësi që të pajisen me këto dokumente.
Unë, si deputet kërkoj një bashkëpunim të mirëfilltë nga ministri i porsazgjedhur i Diasporës, ministri i Administratës Publike, ministri i Punëve të Jashtme, në bashkëpunim me Ambasadën e Kosovës në Ankara, që duke i zbatuar këto lehtësime ligjore të marrin parasysh brengat e shqiptarëve të cilët jetojnë një numër mjaftë të madh atje dhe dëshirojnë që të jenë pjesë e Kosovës, nga që shteti i Turqisë iu ka lënë dyert hapur që të kenë edhe shtetësinë turke, po të kenë edhe shtetësinë e Kosovës.
Faleminderit!