E mërkurë, Tetor 29Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Dr.Gëzim Kelmendi: Shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbrojtjen nga zhurma (ezani dhe këmbanat e kishës)

GK - Kuvendi 5
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbrojtjen nga zhurma

Prishtinë | 30 Janar 2014 | Kuvendi i Kosovës

KRYETARI: Në emër të Grupit të Koalicionit për Kosovë të Re, fjalën e ka deputeti Gëzim Kelmendi.

GËZIM KELMENDI: Faleminderit,

I nderuar kryetar!

Të nderuar kolegë deputetë,

Sa i përket këtij projektligji ne jemi që fillimisht ministri i Planifikimit Hapësinor…do të thotë në fund të debatit, pasi të përfundojë dhe shteret krejt debati nga deputetët, do ta tërheq këtë projektligj, përndryshe ne do të votojmë kundër për faktin se ky projektligj është kundër kushtetues, bie ndesh me nenin 38 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ngase neni 4 i këtij projektligji, paragrafi 2 e cilëson pajisjet akustike fetare, konkretisht ezanin e xhamiave dhe kambanat e kishave si burim të zhurmës. Pra, do të thotë kjo bie ndesh me nenin 38 të Kushtetutës ku garantohet liria dhe manifestimi publik i fesë, e para.

Dhe e dyta, është shumë fyese dhe ofenduese për të gjithë besimtarët e këtij vendi, pa dallim feje që pikërisht këto thirrje fetare, qoftë ezani ose kambana të cilësohen si burime të zhurmës.

Nëse e shikojmë në parim këtë projektligj duke filluar nëtërësi që nga fillimi, nga qëllimi i tij dhe tutje të vazhdojmë nen për nen, do të shohim se është bërë një manipulim në opinionin e gjerë për faktin se shumë kohë thirret në legjislacionin e Bashkimit Evropian.

Ministri i nderuar e di shumë mirë se ka jetuar dhe është edhe shtetas i Austrisë, sa i përket Bashkimit Evropian, e di shumë mirë si janë të drejtat fetare në Austri, por edhe në gjithë Bashkimin Evropian.

Së paku kur ka ardhur në Kosovë dhe ka vendosur të bëhet ministër e ta udhëheq këtë dikaster, është dashur, nëse jo më shumë, të marrë modelin e Austrisë apo vendeve tjera të Bashkimit Evropian, sa i përket respektimit të lirive dhe të drejtave të njeriut dhe lirive fetare në vendin tonë, për faktin se në fillim të këtij projektligji ceket se është bërë konsultimi me gjithë institucionet dhe shoqërinë civile, por nuk është cekur se me ato kyçe, nuk është bërë konsultimi me institucionet fetare, qoftë bashkësisë islame, qoftë asaj krishtere.

Kjo është e para.

Dhe e dyta, sa i përket qëndrimeve të tij përballë ndjenjave të besimtarëve në Kosovë e në veçanti besimtarëve islamë, qëndrimet e ministrit Gashi nuk janë të panjohura, qysh nga viti i kaluar ka thënë që do të merret dikasterin i cili është mjaft specifik, Ministrinë e Planifikimit Hapësinor, të udhëheqë dhe të merret me të gjitha ato ndërtime pa leje që ua kanë zënë frymën mbarë Kosovës në përgjithësi, është marrë me rolin e historianit duke fyer historinë gjashtëqind vjeçare të këtij populli.

Sulmet e tij ndaj identitetit besimtar islam në Kosovë nuk kanë të ndalur, ngase në vitin e kaluar ka pezulluar….

KRYETARI: Deputet, nuk je në temë. Jemi duke fol për projektligjin.

GËZIM KELMENDI: Mirë, unë në temë po dal. Dhe, kur është ftuar në televizionin publik, në katër sy, në debat ka deklaruar se së shpejti do të vjen projektligji, për këtë projektligj po flas, i cili ka cilësuar se ka të bëjë me ndotjen e ambientit, ezanin e ka quajtur ndotje të ambientit, i nderuar kryetari i Kuvendit e kjo është ajo ku desha ta dal.

E ka bërë atë që asnjë ministër nuk e ka bërë pas luftës në Kosovë, ka pezulluar lejen e xhamisë që e ka dhënë komuna vitin e kaluar, sot xhamia ka mbetur me katër mure. E para.

Dhe e dyta, po dal te projektligji.

Këtë projektligj, nëse ministrinuk e tërheq mbrapa, kemi të bëjmë me nenin 4, paragrafi 2, ne do ta votojmë kundër për faktin se jemi një vend multietnik dhe multifetar dhe ministër duhet të respektohen ndjenjat fetare të besimtarëve të këtij vendi. Atë çka e ndjeni ju në shpirt mbajeni për veti dhe mos e keqpërdorni pozitën duke i fyer ndjenjat e qytetarëve të këtij vendi. Unë edhe një herë, në emër të koalicionit, ftoj që ta tërhiqni ligjin mbrapa, përndryshe ne do të votojmë kundër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.