
Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Inspektoratin e Punës
Prishtinë | 15 Shkurt 2012 | Fjalime në Kuvend
Komisioni për shëndetësi, punë dhe mirëqenie sociale e ka shqyrtuar Raportin përmbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Inspektoratin e Punës dhe Kuvendit i paraqet raportin me rekomandime.
Në emër të Koalicionit për Kosovë të Re, Gëzim Kelmendi e ka kërkuar fjalën.
GËZIM KELMENDI: Ju faleminderit,
I nderuari kryetar!
Të nderuar deputetë,
Edhe Koalicioni për Kosovë të Re e përkrahë këtë rekomandim të Komisionit për Shëndetësi, por vërejtjet kryesore do të jetë kryesisht në pikën 2 ku kemi të bëjmë te rritja e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Punës dhe të Mirëqenies Sociale dhe të kuvendeve komunale, nga se aktualisht me Ligjin për Inspektoratin e Punës inspektorët emërohen në bazë të marrëveshjes, do të thotë në kompetencë të kuvendeve komunale, ndërsa aktualisht një gjë e tillë nuk ndodhë nga se inspektorët e tillë, aktualisht ende vazhdojnë të emërohen në postet e tyre nga Ministria e Mirëqenies së Punës dhe të Mirëqenies Sociale, që një gjë e tillë është në kundërshtim me Ligjin aktual në fuqi.
Prandaj për ne si Komision, vërejtjen kryesore e kemi pas mu në këtë pikë nga se aktualisht nuk zbatohet ligji dhe për atë arsye dalin këto parregullsi në pah dhe kemi mos koordinim në mes të Inspektoratit dhe kuvendeve komunale.
Ju faleminderit!