
Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të pagjetur dhe Peticione për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për liritë fetare në Kosovë
Prishtinë | 20 Dhjetor 2011 | Kuvendi i Kosovës
Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione ka mbikëqyrur zbatimin e Ligjit për liritë fetare në Kosovë dhe Kuvendit i ka paraqitur raportin me rekomandime.
GËZIM KELMENDI: Faleminderit, kryetar!
Unë veç desha ta shpreh atë reagimin tim, që nuk ma dhatë fjalën në pikën kaluese.
Edhe e preka pullën edhe e ngrita dorën. Se në parim në Kosovë, ka diskriminim fetar. E keni raportin e State Departamentit Amerikan të vitit 2010 dhe 2011, ku thotë fort mirë se ndalimi i mbulesës nëpër shkolla fillore dhe të mesme, nuk ka bazë ligjore. Kështu që, ka diskriminim fetar në Kosovë.
KRYETARI: Je jashtë rendit ditës dhe të lutem mos fol jashtë rendit të ditës.
GËZIM KELMENDI: Po e di, për atë arsye edhe nuk ma dhatë fjalën, kryetar.
KRYETARI: Unë po them, që nuk ka.
GËZIM KELMENDI: E keni raportin e State Departamentit Amerikan. Ka diskriminim fetar.