E martë, Tetor 28Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Kryetari Kelmendi: Mësimi mbi fenë, sipas modelit të Gjermanisë dhe Austrisë | Intervistë për Lajmi.net

Gëzim Kelmendi

Kryetari Kelmendi: Mësimi mbi fenë, sipas modelit të Gjermanisë dhe Austrisë | Intervistë për Lajmi.net

Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe kryetari i Partisë Fjala, , ka mirëpritur deklaratat e zyrtarëve të Shqipërisë dhe Kosovës, që lënda e mësimit fetarë të hyjnë edhe në shkollat publike.

Ndonëse ai ka mirëpritur këto deklarata, ka vlerësuar se edhe Shqipëria edhe Kosova janë vonuar në këtë aspekt, duke marr parasysh praktika e vendeve tjera të Bashkimit Europian.

Debati që lënda e mësimit fetar të jetë pjesë e kutikulës shkollore është riaktualizuar në Shqipëri dhe Kosovë, pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se kjo lëndë duhet të mësohet në shkolla, siç është shprehur ai, për t’ua mësuar të rinjve fenë siç duhet dhe për t’i larguar nga grupet ekstremiste.

Idenë e kryeministrit Rama e ka përkrahur edhe ushtruesi i detyrës së ministrit të Jashtëm të Kosovës, Petrit Selimi.

Por, për Kelmendin të dy shtetet janë vonuar në këtë drejtim. Ai për lajmi.net ka thënë se mësim besimi në shkolla do të ngriste vetëdijen tek nxënësit dhe, atyre do t’ua mundësonte që fenë ta mësojnë nga njerëzit kompetentë dhe në mënyrë ligjore.

“Mendoj që edhe Kosova edhe Shqipëria janë vonuar në këtë proces nëse marrim parasysh të gjitha vendet e Bashkimit Europian, shumica e tyre kanë dekada që lëndën e mësim besimit e kanë në shkolla, madje edhe si lëndë obligative”.

“Futja e mësim besimit do të ngriste vetëdijen më shumë edhe të nxënësve në shkolla dhe do të pamundësonte që mësimi i fesë të mësohej në mënyrë jo legale nga interneti ose nga personat jo kompetent”, ka thënë Kelmendi për lajmi.net.

Ideja për futjen e lëndës fetare në shkollat publike ka pasur kundërshtime si në Kosovë dhe Shqipëri. Njëra nga dilemat në këtë çështje që është ngritur ka qenë edhe ajo e modelit, se çfarë do mësonin nxënësit në këtë lëndë.

Por, për Kelmendin modelet më të mira janë ato të Republikës Federale të Gjermanisë dhe Austrisë.

“Modelin më të mirë duhet marr nga vendet e BE-së konkretisht nga Republika Federale Gjermanisë dhe Austria ku nxënësit duhet të mësoje për fenë e tij, në mënyrë ligjore dhe institucionale”.

“Prandaj ato idetë se duhet mësuar mbi parimet mbi historitë nuk qëndrojnë. Ne duhet ta marrim modelin e Republikës Federale të Gjermanisë apo vendet tjera të BE-së, ku nxënësit ta mësojnë fenë si duhet nga njerëz profesionistë, qoftë hoxhallarë apo priftërinj, nuk është më rëndësi, sepse ata janë të thirrur për të mësuar fenë”, ka thënë Kelmendi.

Çështja e mësimit të fesë në shkollat e Kosovës ishte diskutuar edhe në Kuvendin e Kosovës në vitin 2011, që ishte dërguar për votim në formë të amendamentit në ligjin për arsimin para-universitar nuk kishte kaluar në Kuvend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.