E premte, Tetor 31Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Dr.Gëzim Kelmendi: Intervista për Gazetën NewBorn

Gëzim Kelmendi
Intervista për Gazetën NewBorn – flet Deputeti Gëzim Kelmendi

Deputeti i Parlamentit të Kosovës, Gëzim Kelmendi, në një intervistë ekskluzive për Gazetën NewBorn, ka thënë se qeveria aktuale, me koalicionin PDK-LDK nuk është duke e luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, madje ai thekson se, zhvillimet politike në Kosovë më shumë i shkojnë në favor të klases politike sesa qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Gëzim Kelmendi, në këtë intervistë ka folë edhe për zgjedhjet, partinë e re që e ka formuar, Partia Fjala si dhe për largimin e tij nga Partia e Drejtësisë.

Kelmendi, gjithashtu foli edhe për rrezikun e Kosovës nga sulmet terrorise, ku tha se, Kosova sikur edhe çdo shtet tjeter është e rrezikuar, pra nuk është imune ndaj ndonjë sulmi eventual terrorist. Madje, ai shtoi se terrorizmi nuk njeh kufi, ngjyrë, fe, komb e as shtet.

Gazeta NewBorn: Z. Kelmendi, si i shihni zhvillimet politike në Kosovë?

Gëzim Kelmendi: Zhvillimet politike janë më shumë në favor të klases politike se sa qytetarëve të Kosovës. Për momentin nuk kemi ndonjë zhvillim pozitiv që permirëson perspektiven dhe standardin jetesor. Tash me votimin e Gjykatës Speciale në Kuvendin e Kosovës mbetet të shohim se si do të zhvillohet klima politike, por edhe e koalicionit qeverisës.

Gazeta NewBorn: Si e vlerësoni koalicionin PDK-LDK, dhe sa pritet të punojnë në këtë mandat qeveritarë?

Gëzim Kelmendi: Koalicioni PDK-LDK, për momentin ende nuk është duke dëshmuar atë që qytetarëve të Kosovës i duhet më së shumti: luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, rimëkembja ekonomike dhe rritja e perspektives.

Gazeta NewBorn: Kryeministri Mustafa tha se 160 milionë euro investime janë bërë në Kosovë që pesë muaj. Çka mendoni ju për këtë shumë parash, ku janë investuar këto miliona?

Gëzim Kelmendi: Po ashtu edhe unë kam dëgjuar nga Kryeministri Mustafa se janë investuar rreth 160 milion euro, por ende nuk kemi ndonjë rezultat konkret, mungon hapja e vendeve të reja të punës, ashtu edhe si kanë premtuar partnerët e koalicionit gjatë zgjedhjeve të vitit 2014.

Gazeta NewBorn: Kur mendoni se do të ketë zgjedhje në Kosovë?

Gëzim Kelmendi: Zgjedhje do të ketë kur cenohen interesat personale të partnereve të koalicionit e jo kur cenohen interesat e qytetarëve të Kosovës.

Gazeta NewBorn: Z. Kelmendi, ju keni hapë tashmë partinë tuaj, Partinë Fjala, si po ju ecin zhvillimet me këtë parti?

Gëzim Kelmendi: Po ashtu është, në muajin qershor jemi regjistruar nga KQZ si parti e re në Republikën e Kosovës. Në përgjithësi zhvillimet janë duke shkuar mirë, jemi duke u shtrirë në tërë Kosovën, dhe kjo është argument për ne se qytetarët e Kosovës e kanë mirëpritë idenë e organizmit tonë të ri politik.

Gazeta NewBorn: Nga ju erdhi ideja për këtë emër?

Gëzim Kelmendi: Tri janë arsyet e emrit FJALA

1.Emer shqip
2.Cilësi e popullit tonë si popull i fjalës
3.Ne do ti qëndrojmë besnik popullit, do ta mbajmë fjalen.

Gazeta NewBorn: Cili ishte shkaku kryesor që u larguat nga Partia e Drejtësisë?

Gëzim Kelmendi: Mos respektimi i votës së qytetarit, lufta për karrike dhe interesa personale brenda PD, shkelja e parimeve, mosmbajtja e premtimeve dhënë gjatë dy parë zgjedhjeve 2010, 2014.

Gazeta NewBorn: Çka mund të na thuani për terrorizmin dhe sa është e rrezikuar Kosova nga terrorizmi?

Gëzim Kelmendi: Kosova sikur edhe çdo shtet tjeter është e rrezikuar, pra nuk është imune ndaj ndonjë sulmi eventual terrorist. Por institucionet e sigurisë duhet të jenë gjithmonë të gatshme të mbrojnë qyetarët dhe Republikën e Kosovës, njëherit institucionet e sigurisë duhet që në strukturat e tyre të angazhohen njerëz profesionist në luftën kundër terrorizmit, ngase terrorizmi nuk njeh kufi, ngjyrë, fe, komb dhe shtet. Lufta kundër terrorizmit duhet të bëhet me njerëz profesionist, dhe gjithmonë në gjendje gatishmerie, ngase njerëz të keqij ka pasur gjithmonë, dhe fatkeqesisht ka edhe tash.

Intervistoi: Nehat SHAQIRI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.