
30 Dhjetori, dita e veteranëve të UÇK-së
Prishtinë (30.12.2016)
Urime të gjithë luftetarëve, invalidëve të luftes dhe familjeve të dëshmoreve të kombit.
Dhashtë Zoti, në të ardhmen të u plotësohen të gjitha nevojat, sepse ju e meritoni, ju jeni merita kryesore që në gëzojmë sot lirinë.
Fatkeqsisht, sot veteranët nuk gëzojnë të drejtat e tyre edhe përkunder mundit të tyre, por edhe nese këto institucione qeveritare të shtetit tonë dhe populli të mundoheshin të shperblejnë djersen tuaj, për besë asnjëherë nuk do ta arrinin.
Arsyeja pse them kështu, sepse nuk kanë çmim netët pa gjumë, netët e ftohta dhe acar të madh, netët me shi dhe me borë që kaluat, nuk kanë çmim tingujt tmerrues që veshet tuaj kanë dëgjuar, vrasjet e shokëve tuaj që shpirti i ka përjetuar, nuk kanë çmim asnjë nga përjetimet e juaja.
Përjetësisht krenar me juve.
Me respekt,
Xhevdet Maloku
Kryetari i deges së Partisë FJALA në Podujevë