E hënë, Tetor 27Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Arrestimi i Kryetarit të AAK-së Ramush Haradinajt, dëshmi se bisedimet me Serbinë duhet të ndërpriten

FJALA Llogo 01
Arrestimi i Kryetarit të AAK-së Ramush Haradinajt, dëshmi se bisedimet me Serbinë duhet të ndërpriten

Prishtinë (04.01.2017)

Arrestimet e vazhdueshme të ish-komandantëve dhe ish-ushtarëve të UÇK-së, mosdorëzimi i të pagjeturve dhe mosrespektimi i marrëveshjeve të Brukselit, janë argumente të forta se bisedimet me Serbinë duhet të ndërpriten.
Arrestimi i sotëm i Kryetarit të AAK-së, njëherit ish-Komandantit të UÇK-së dhe ish Kryeministrit Ramush Haradinaj nga policia franceze, është dëshmi e qartë se këto bisedime me Serbinë, duhet të ndërpriten.
Deri kurrë ne duhet të durojmë fyerjen dhe arrestimet e bëra me kërkesë të Serbisë?
Nëse Serbia nuk ndalet, Qeveria e Republikës së Kosovës, duhet të tregoj se din dhe duhet me mbrojtë luftën e pastër dhe çlirimtare të UÇK-së.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.