
Asambleisti Dajaku takohet me KFOR-in Slloven në kuadër të komitetit për mbrojtje dhe shpetim
Ngritja e gatishmërisë në raste Emergjente.
Sot, me ftesë të KFOR-it Slloven u takuam për të diskutuar lidhur me emergjencat në komunën tonë.
Në cilësin e Kryesuesit të Komitetit për “Mbrojtje dhe Shpëtim”i njoftova për punën që po bën ky komitet tash e dy vite.
Po ashtu më njoftuan rreth gatishmërisë së shtetit Slloven në raste emergjente. Shqetësim kryesor i imi në këtë takim, por edhe i tyre ishte mungesa e linjës buxhetore për raste emergjente në nivel qëndror, po ashtu edhe në atë lokal.
Ndër të tjera diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit si dhe shkëmbimin e përvojave të komiteti me shtetin e tyre.
Me respekt:
Kryesuesi i Komiteti për “Mbrojtje dhe Shpëtim”
Berat DAJAKU
Asambleist në Kuvendin Komunal Skenderaj nga Partia FJALA.