
Avni Çakmaku: Letër drejtuar kryeministrit ne ardhje Albin Kurtit për vendimet e ish-qeverisë
Shkruan: Mr.sc.Avni Çakmaku (anëtar i kryesisë së Partisë FJALA)
Vakumi institucional i krijuar si rrjedhojë i dorëheqjes së qeverisë dhe gjitha problematikave të shfaqura pas përfundimit të zgjedhjeve me 6 tetor, kjo tej zgjatje e certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja, kanë shpërfaqë një tendencë që ministrit e ndryshme por edhe agjencitë e ndryshme qeveritare të bien vendime që përpos se janë antikushtetuese njëherësh janë edhe në dëm të drejtpërdrejtë të qytetarëve të Kosovës prandaj ne, së pari si qytetarë e pastaj edhe si subjekt politik, kërkojmë nga ju që të bëhet së pari stopimi dhe pastaj rishikimi i të gjitha këtyre vendimeve.
Së pari vendimi për emërimin e noterëve të rijnë,
Pastaj vendimi i ministrisë së arsimit për emërime ne bordin e institutit albanologjik,
Vendimet e ndryshme të ministrisë së jashtme mbi emërimet e ndryshme,
Veçanërisht vendimi i BQK-së mbi rritjen e tarifave për sigurim të obliguar të veturave i cili është skandaloz për shkak se e plotëson kërkesën e një klani mafioz siç është shoqata e sigurimeve të Kosovës.
Këto janë vetëm disa nga vendimet të cilat përpos që janë antikushtetuese janë edhe kriminale të cilat favorizojnë grupe të ndryshme kriminale. Arsyetimi më absurd i mundshëm që për shkak të falimentimit të një kompanie të sigurimeve barrën e keqpërdorimeve, hajnisë, manipulimeve të atyre kompanive tash duhet ta paguaj qytetari.
Nëse arsyeja është shtimi i aksidenteve pse nuk ka pas kërkesë për zbritje kur niveli i aksidenteve ka qenë i ulët. Askush nuk na pyeti kur na u faturua rryma të cilën e shpenzonin serbët. Askush nuk na pyeti për nivelin e doganave të cilat po e falimentojnë të gjithë ekonomin e Kosovës, askush nuk na pyeti për homologimin, tash së fundmi edhe një plaçkitje e radhës ku obligohet qytetari për vërtetim pas aksidentit ta marrë prapë tek kompania e homologimit, tarifa të ndryshme mjedisore, rrugore e çka jo.
Nga gjithë kjo shihet se ka pas vendimmarrje të kontrabanduara mu për shkak të vakumit institucional i cili u shfaqë pas dorëheqjes së qeverisë dhe është edhe obligim ligjorë por edhe moral që kjo kontrabandë në vendimmarrje të stopohet sepse së pari do të paraqes vështirësi mu për ju që mendoni ta ndryshoni qeverisjen nga qeverisja në të mirë të klaneve të kaloi në të mirë të popullit që është edhe premtim i juaji elektoral. Nëse nuk ndërmerret asgjë në këto shqetësime vetëm do të shpërfaqet demagogjia e juaj e cila assesi nuk do të ju leverdis në afat pak ma të gjatë.
Prishtinë, 16.11.2019