Berat Dajaku përseri kandidat për asamble komunale të Skenderajt!
Berat DAJAKU, i lindur më 29 nëntor 1985, është i diplomuar në Fakultetin Filozofik, dega e Historisë, po ashtu i ka të regjistruara studimet Master në drejtimin Histori Botërore Moderne në Universitetin e Prishtinës.
Nga viti 2009 ka filluar të punoj në disa kompani private në Prishtinë, e pastaj nga viti 2013 ka vazhduar me angazhime e aktivitete politike.
Është anëtar dhe njëri ndër themeluesit e Partisë FJALA, ndërkohë që ka bartur disa funksione politike e institucionale.
Për dy mandate ka qenë anëtar i Kuvendit Komunal të Skenderajt. Në mandatin e parë ka qenë edhe anëtar i Komitetit për Komunitete ndersa në mandatin e dytë të Kuvendit Komunal të Skenderajt është zgjedhur Kryetar i Komitetit për Mbrojtje dhe Shpetim.
Aktualisht është Kryetar i Partisë FJALA, dega në Skenderaj, dhe anëtar i Kryesisë Qendrore të Partisë FJALA në Prishtinë.
Në vitet e fundit, ka qenë i angazhuar edhe në procesin arsimor, dhe momentalisht është mësimdhënës në shkollën “Halit Geci”.
Në zgjedhje komunale 2021 është kandidat dhe bartës i listës së Partisë FJALA për KK Skenderaj.
Kandidimi i tij në këto zgjedhje, i bën nder Partisë FJALA dhe qytetit të Skenderajt!