E hënë, Shkurt 23Mirë se vini në faqën zyrtare të Partisë FJALA

Biografia e magjistërit të Komunikimit Ndërkombëtar, Musa Krasniqi

05

#tëVendosur #FJALA

Biografia e magjistërit të Komunikimit Ndërkombëtar, Musa Krasniqi

Musa Krasniqi, nga Malësia e Vogël e Rahovecit, është studiues i fushave të Teknologjisë së Informacionit (IT), Ballkanistikës dhe Komunikimeve Ndërkombëtare. Ai rrjedh nga një familje me tradita të forta konservatore, kombëtare dhe fetare, si dhe është djali i një veterani të luftës së fundit në Kosovë.

Shkollimin fillor e përfundoi në vendlindje, ndërsa shkollimin e mesëm e nisi në Medresenë “Alauddin” në Prishtinë dhe e përfundoi në Gjimnazin “Ukshin Hoti” në Krushë të Madhe.

Studimet themelore i kreu në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, ndërsa studimet master i përfundoi në Universitetin e Evropës Juglindore në Maqedoninë e Veriut, ku u dallua me rezultate të shkëlqyera akademike.

Që nga viti 2011, Musa Krasniqi është i angazhuar në fushën e IT-së, duke zhvilluar ekspertizë në teknologji dhe menaxhim të proceseve digjitale. Paralelisht, ai ushtron detyrën e drejtorit në një organizatë joqeveritare me seli në Prishtinë dhe Shkup, ku kontribuon në projekte zhvillimore, edukative dhe shoqërore.

Ai është trajnuar nga një sërë organizatash vendore dhe ndërkombëtare në fusha profesionale, përfshirë marketingun, edukimin dhe menaxhimin e projekteve. Po ashtu është trajnuar dhe certifikuar për projektimin e agjendave investive në kuadër të projekteve të Komisionit Evropian, çka dëshmon aftësitë e tij në planifikimin strategjik dhe zhvillimin e politikave publike.

Musa Krasniqi është baba i dy fëmijëve, një djali dhe një vajze.

Në zgjedhjet parlamentare të Kosovës, ai do të jetë kandidat për deputet në listën e partisë FJALA, me synim të kontribuojë në avancimin e vlerave demokratike, zhvillimin shoqëror dhe promovimin e politikave moderne që i shërbejnë qytetarëve të Republikës së Kosovës.