E martë, Prill 14Mirë se vini në faqën zyrtare të Partisë FJALA

Bjografia e Prof.Xhavit Dalloshi Socialpedagog, veprimtarë i UÇK-së

10
Bjografia e Prof.Xhavit Dalloshi
Socialpedagog, veprimtarë i UÇK-së
Prof. Xhavit Dallosh ka ushtruar veprimtarinë e tij arsimore dhe shoqërore që nga viti 1979, duke punuar si arsimtar në shkollën fillore në Dubravë dhe Doganaj (Elezaj) të Kaçanikut. Në vitin 1989, ai u largua nga puna si pasojë e diferencimit ideo-politik, për shkak të rolit të tij aktiv si organizator i protestave dhe i grevës së urisë kundër ndryshimeve kushtetuese dhe politikave diskriminuese ndaj shqiptarëve në institucionin ku punonte.
Gjatë viteve të represionit politik, Prof. Dallosh ishte pjesëmarrës aktiv në demonstratat e vitit 1981, kundërshtoi ndryshimin e flamurit kombëtar në vitin 1986, si dhe reagoi kundër protestave shoviniste serbe të vitit 1988. Në vitin 1989, ai ishte organizator i protestave dhe grevës së urisë kundër ndryshimeve kushtetuese dhe kundër dënimit të qytetarëve shqiptarë si “irredentistë”. Për shkak të këtij angazhimi, ai u ndëshkua dhe u diferencua politikisht nga komitetet komunale dhe shkollore, duke u detyruar të largohej nga vendlindja, pas ndjekjes dhe rrezikut të arrestimit nga organet e atëhershme të MUP-it krahinor.
Pas largimit në Gjermani, Prof. Xhavit Dallosh ka punuar si socialpedagog në akademi dhe institute të ndryshme, si dhe në një shtëpi refugjatësh për Qeverinë Gjermane, ku ishte i angazhuar në pranimin, kujdesin dhe integrimin e refugjatëve nga vende të ndryshme të botës. Po ashtu, ka shërbyer si përkthyes zyrtar për Qeverinë Gjermane në sektorin e emigracionit dhe si përkthyes për institucione të ndryshme publike, përfshirë policinë, gjykatat dhe shërbimet shëndetësore.
Prof. Dallosh ka ushtruar edhe profesionin e detektivit privat, për të cilin ka përfunduar disa kurse profesionale mbi dyvjeçare, si dhe ka ndjekur trajnime të specializuara në psikologji, autizëm, komunikim ndërpersonal dhe fusha të tjera të shkencave shoqërore.
Në vitin 2000, ai u thirr për pozitën e Drejtorit të Policisë së Kosovës, por pas ndalimit dhe maltretimit nëntëorësh nga policia sllavo-maqedonase në aeroportin e Shkupit, për shkak të veprimtarisë së tij në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), u detyrua të
kthehej në Gjermani.
Prof. Xhavit Dallosh ka qenë veprimtar i UÇK-së që nga viti 1993, duke bashkëpunuar dhe u njohur me figura të njohura të rezistencës çlirimtare si Fehmi dhe Ramiz Lladrovci, Qerim Kelmendi, Abedin Rexha (Sandokan), Rexhë Iberdemaj, Xhemajl Fetahu, etj. Ai ishte i angazhuar në propagandën, rekrutimin dhe mbështetjen organizative të UÇK-së. Në vitin 1998, ka qenë kryetar i Kryesisë së Fondit “Vendlindja Thërret” për disa rajone, si dhe organizator i takimeve të përfaqësuesve të UÇK-së me partitë politike gjermane në Landtag dhe Bundestag, për të informuar institucionet gjermane mbi formimin e UÇK-së dhe luftën e drejtë për çlirimin e Kosovës.
Prof.Xhavit Dalloshi në atë kohë kishte kontakte edhe me ish presidentin Hashim Thaqi dhe ishte shok i ngushtë me shokun e tij të studimeve Heset Ibrahimi ku organizonin protesta dhe njoftonin qytetartë për egzistencën e UÇK-së dhe aktivitetet e UÇK-së në teren në atë kohë.
Në aspektin politik, ai është:
Anëtar i Partisë së të Gjelbërve të Gjermanisë që nga viti 1993;
Anëtar i Partisë CDU që nga viti 2002.
Në vitin 1996, ai ka sjellë një delegacion gjerman në Kosovë, përfshirë bashkëpunëtorë të afërt nga fraksioni i Partisë së të Gjelbërve, për t’u takuar me parti politike, aktivistë dhe me Presidentin Ibrahim Rugova, si dhe ka kërkuar takim me Ukshin Hotin në burgun e Nishit, me qëllim informimin ndërkombëtar mbi situatën në Kosovë dhe veprimtarinë e UÇK-së.
Prof. Xhavit Dallosh është Veteran i UÇK-së. Po ashtu, ka shërbyer si sekretar dhe koordinator i ShAIBK / FBKSH-së, AKSH-së, si dhe i disa lëvizjeve kombëtare në Evropë.
Ai ka qenë tri herë kandidat për deputet në radhët e Partisë FJALA, duke vazhduar angazhimin e tij politik dhe shoqëror në shërbim të çështjes kombëtare, drejtësisë sociale dhe vlerave demokratike.