Burrat si Blerimi, janë të rrallë në Kosovë.
Kur vatani ishte në luftë, Blerimi iu përgjigj kushtrimit dhe erdhi nga Gjermania për të luftuar për Kosovën.
Në luftë si pjesëtar i UÇK-së ishte i njohur me pseudonimin “OSI”.
Me ndihmën e ZOTIT pastaj me luftën e Blerimit dhe shokëve të tij, Kosova fitoi lirinë dhe pavarësinë.
Por, Blerimi kurrë nuk u ndal së kontribuari për Kosovën. Si një patriot i shkolluar, jurist me profesion, Blerimi zgjodhi partinë FJALA që ta ndihmoi Kosovën.
Unë përsonalisht si kryetar i Partisë Fjala, ndjehem i nderuar që kam Blerimin për krah në këtë kauzë të gjatë dhe plot sfida.
Gëzim Kelmendi


