E martë, Tetor 28Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Bytyçi: Diskriminim demokratik apo demokraci diskriminuese?!

Bedri Bytyçi
Bytyçi: Diskriminim demokratik apo demokraci diskriminuese?!

Shkruan: Mr.sci.Bedri Bytyçi

Sot, Qeveria e Kosovës ka ndarë 15 mijë euro për familjen e Arian Dacit, që ndërroi jetë në Brezovicë, e shkaktar ishte orteku i borës!
Sinqerisht i shprehim ngushllime familjes Daci, Allahu e mëshiroftë Arianin!

Nuk jam kundër ndihmës ndaj kujtdo, qoftë ajo edhe për familjet e zyrtarëve shtetëror, mirëpo jam kundër diskriminimit që po bëhet vazhdimisht në bazë të pozitës që ka/kemi.

Një ndihmë të njëjtë nuk ia ofroi qeveria familjes Sadikaj nga fshati Sopi e Therandës që humbi pesë anëtarë të saj në një aksident rrugor vitin e kaluar apo të njëjtën gjë nuk ia ofroi familjes Shala nga komuna e Gjilanit që humbi tre anëtarë të saj në një aksident tjetër në nëntorin e vitit të kaluar, pastaj pse nuk iu nda asnjë lloj ndihme familjeve të atyre që i kanë humbur familjarët e tyre vendin e punës dhe shumë raste tjera por iu ofrua ndihmë familjes Daci.

Prej kur vdekja e dikujt që është zyrtar shtetëror apo djalë i zyrtarit shtetëror, apo djalë i ish zyrtarit shtetëror është më e dhimbshme se një vdekje e dikujt që nuk ka pozitë të caktuar në shtet, parti apo diku tjetër!

Prej kur jeta e dikujt është më e vlefshme se e dikujt tjetër?

Çka t’i themi kësaj diskriminim demokratik apo demokraci diskriminuese?!

Bedri Bytyçi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.