
Bytyçi: Doktori dhe “operimet” e tij nëpër rrugët e Kosovës!
Shkruan: Mr.sci.Bedri Bytyçi – ish kandidat për Kryetar të Malishevës
Fotot dhe videoja që e shihni janë bërë në rrugën Malishevë-Prishtinë, saktësisht në Arllat!
Jam i bindur se Ministri i Infrastrukturës, dr. Pali, nuk e di për operimin dhe çarjet e kësaj rruge që ndodhet diku në Kosovë!
Zv.kryeministri Limaj, zv.ministrat e tij si dhe deputetët e partisë së tij që janë nga zona e Llapushës, këndej pari vijnë vetëm në kohë fushate për votat e malishevasëve.
Nejse zv.kryeministri e ka n’derë të shtëpisë autoudhën, çka i duhet kjo rrugë!
Në kohë fushate si për zgjedhjet nacionale edhe ato lokale koxha fort ka premtuar se Malisheva do të jetë krejt ndryshe dhe investimet nuk do të ndalen, a nuk janë në gjendje ta rregullojnë një rrugë që me vite të tëra është në këtë gjendje, ku më shumë se gjysma e banorëve të Malishevës kalojnë përmes kësaj rruge!
Madje një qytetar pati një “selam” për kryetarin e Komunës, edhe pse mirëmbajtja e kësaj rruge nuk është përgjegjësi e komunës, mirëpo kryetari është përgjegjës dhe i përfaqëson qytetarët, andaj nëse do të kishte vullnet do të reagonte te Ministri i Infrastrukturës që janë në koalicion për qeverisje të “mirë” që të intervenonin në këtë rrugë!
Nga ana e NISMËS kjo i bie: “e kalova drinin,… kalin”!
FJALA,
Prishtinë, 28.04.2018
