E martë, Tetor 28Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Bytyçi – Kur fitorja fshihet nën petkun e humbjes!

Bedri Bytyçi 01
Kur fitorja fshihet nën petkun e humbjes!

FJALA në zgjedhjet e 2017 hyri si parti e vetme në zgjedhje e që ishin zgjedhjet e para në Kosovë që një parti konservatore hynë si e vetme në garën zgjedhore njëkohësisht zgjedhjet e para për FJALËN si parti pas themelimit të saj në vitin 2015.

Rezultati ishte që nuk arritëm të kalojmë pragun prej 5% për të hyrë në parlament dhe kështu myslimanët mbetën pa zërin e tyre në parlament përkundër që pati deputet me ngjyrim fetar mysliman por zëri i tyre dhe vendimet për të mirën e popullit në përgjithësi dhe myslimanët në veçanti munguan pothuajse gjatë tërë legjislaturës së 2017-s!

Na gjykuan si të gabueshëm vendimin për të hyrë të vetëm dhe e konsideruan si humbje por realisht FJALA doli fitimtare sepse pas zgjedhjeve u kuptua se cilët janë të gatshëm për të qëndruar në këtë rrugë që sigurisht që do të jetë e gjatë dhe me sprova të njëpasnjëshme deri sa të kalitemi dhe jemi në gjendje për të mbartur mbi supe procese të rëndësishme për vatanin, për popullin, për historinë, për kulturën, për të kaluarën tonë madhështore, për përmirësimin e të tashmës së errët dhe për të ardhmen e ndritur të shqiptarëve në përgjithësi dhe Republikës së Kosovës në veçanti!

U kuptua se kush çka sakrifikon, kush sa është i qëndrueshëm, se kush ia rrahu krahun Gëzim Kelmendit para zgjedhjeve dhe kush pas zgjedhjeve!

Suksesi nuk vjen brenda natës, ditës, javëve apo muajve, suksesi vjen kur jetën e sakrifikon që dikush pas teje ta ketë më të lehtë ecjen këtë rrugë!

Zoti na drejtoftë e na përmirësoftë, na ruajë nga çdo kurth, nga çdo joshje e dynjasë, na bëftë qëllimin e pastër, na bëftë të sinqertë në qëllim, fjalë e punë!

Përpjekja është e jona, fitorja varet nga Zoti

#FJALA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.