Përgjigje për manipulatorët dhe akuzuesit
Në zgjedhjet e 2010-së, Partia e Drejtësisë është bërë pjesë e Kuvendit vetëm më një deputet, atë liderin e saj Ferid Agani. Dhe kur është propozuar votimi i Kryeparlamentarit Jakup Krasniqi në atë kohë, atë e ka votuar pikërisht lideri i saj Ferid Agani pasi ishte i vetmi deputet nga Partia e Drejtësisë në Kuvendin e Kosovës. Më pastaj pas votimit të Kryeparlamentarit, ndodhi edhe votimi i Behgjet Pacollit për President dhe krejt në fund u votua edhe Kryeministri me Qeverinë e tij, tek atëherë Ferid Agani nga PD-ja, Ibrahim Makolli, Behgjet Pacolli dhe Mimoza Kusari Lila nga AKR-ja u propozuan për Ministra, duke ua liruar postin e deputetëve Amir Ahmetit, Jeton Svircës dhe Gëzim Kelmendit nga Partia e Drejtësisë dhe Myzejene Selmanit nga AKR-ja. E gjitha kjo në mandatin e parë 2010-2014.
Në vitin 2014, Partia e Drejtësisë u bë pjesë e Kuvendit me dy deputet Labinotë Demi Murtezi dhe Gëzim Kelmendi përmes koalicionit të PD-së dhe PDK-së, koalicion që Gëzim Kelmendi ishte kundër, e dëshira e tij ishte që të kandidonin të vetëm si PD, por që shumica e kryesisë së PD-së votoi për koalicion me PDK. Në 2014, Gëzimi nuk ka mundur ta votoi Hashim Thaçin për Kryeministër pasi i nominuari për këtë post ishte Isa Mustafa nga LDK. Por para së të votohet Qeveria ishte votimi i Kryeparlamentarit Kadri Veseli nga PDK-ja gjë që para votimit Gëzim Kelmendi dha dorëheqje nga Koalicioni PDK-PD në shtator të vitit 2014 (pas arrestimit të Hoxhallarëve dhe largimit të vajzave me mbulesë nga shkolla), ndërsa Qeveria apo ma mirë Kryeparlamentari u votua tek me 8 Dhjetor 2014 që i bie afro 3 muaj më vonë, ku Gëzimi rrugëtoi i pavarur, ndërsa pas disa dite u votua edhe Qeveria Mustafa dhe jo Thaçi.
Pra Qeveria Mustafa dhe jo Qeveria Thaçi.
Kështu nga Seanca Konstituive që u mbajt më 8 Dhjetor, Gëzim Kelmendi qëndroi i pavarur deri me 6 maj 2017. Ku deri me 5 Mars 2015 ishte pjesë e subjektit politik Partia e Drejtësisë ku dha dorëheqje pikrisht me 5 mars 2015 nga të gjitha postet në PD. Ndërsa me 4 Prill aplikoi në KQZ për themelimin e subjektit politik FJALA ku me 12 Qershor 2015 KQZ e çertefikoi FJALËN si parti politike me të drejtat e barabarta si çdo subjekt tjetër në Kosovë. Kështu Gëzim Kelmendi mbeti i pavarur nga Shtatori 2014 deri kur u shpërbë Kuvendi me 8 maj 2017.
Sipas kësaj, Gëzimi asnjëherë nuk ka votuar Hashim Thaçin në asnjë pozitë.
Bile edhe me 25 Shkurt 2016 kur Hashim Thaçi u votua për President, i shkoi Gëzimit në shtëpi vet i pesti, jo për ta votuar por vetëm për t’ia bërë kuorumin, dhe si shpagim i janë ofruar poste ministrore, mundësi për ambasador por edhe para të majme, madje ishte i lirë edhe ta “shante” dhe ta kritikonte vetëm e vetëm që t’ia bënte kuorumin pra as votën mos ta jepte për të, por përgjigjja e Dr. Gëzimi Kelmendit ishte e menjëhershme dhe pa hamendje, JO, unë nuk shitem, kam dinjitet! Në kohën kur u votua “Presidenti”, Gëzimi ishte në Zvicër!
Mos të harrojmë se Gëzim Kelmendi ishte i pari që e kundërshtoi demarkacionin dhe njoftoi se përmes këtij demarkacioni Kosova humb tokë!
Dhe për ta ruajtur pastërtinë e tij dhe për të qenë sa më i sinqertë me popullin, ai i hyri garës i vetëm përballë koalicioneve të mëdha të zgjedhjeve parlamentare të 2017-ës, por populli nuk vendosi për politikanin më të drejtë, dhe ai e mirëpriti vendimin e popullit!
Tanimë jam i bindur se populli është i zhgënjyer me zgjedhjen e tij, sepse gjendja vendit tonë është në gjendje kome si pasojë e politikanëve që janë brenda Qeverisë dhe Parlamentit.
P.S.
Ne do ta kritikojmë çdo kë që punon në dëm të popullit dhe do ta përkrahim çdo kë që punon në të mirë të tij!
Me respekt,
Bedri Bytyçi.
