
Bytyçi: Turpi nuk ka të ndalur!
Shkruan: Mr.sci.Bedri Bytyçi
Pas rritjes së rrogave 100% për kryeministrin dhe kabinetin qeveritar nga vetë kryeministri, pas gënjeshtrave dhe kauzës së rrejshme të tij për demarkacionin, pas numrit enorm të ministrive, pas numrit skandaloz të zv. ministrave dhe shumë skandaleve tjerë vjen edhe turpi i radhës nga kabineti qeveritar. Kjo qeveri e tanishme lëshon vendim që ua mundëson edhe familjarëve të tyre marrjen e pasaportës diplomatike për të udhëtuar lirshëm në Evropë!
Ky vendim është diskriminimi i radhës që iu bëhet qytetarëve të Republikës së Kosovës, me ç’rast privilëgjohen një grup profiterësh dhe familjarët e tyre!
Ky vendim na jep sinjal se Kosovës nuk do t’i lejohet lëvizja e lirë edhe pas faljes së tokës Malit të Zi, si kusht për liberalizim të vizave, të nënshkruar nga ishkryeministri Isa Mustafa dhe miratimi që po i bëhet nga kundërshtuesi më i madh i po asaj marrëveshje Ramush Haradinaj dhe pikërisht për këtë “kauz”, duke mashtruar popullin u bë kryeministër!
Një pjesë e madhe e deputetëve të pozitës së tanishme, dikur ishin kundër kësaj marrëveshje siç janë deputetët e AAK-së dhe NISMAS!
Pra si zakonisht përgjatë historisë, Evropa vazhdon coptimin e tokave të Ilirisë përmes “ilirëve”!
Popull thirri mendjes!
Bedri Bytyçi-FJALA