E diel, Tetor 26Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Bytyqi thotë se nuk do e përdorë veturën zyrtare

B.Bytyçi
Bytyqi thotë se nuk do e përdorë veturën zyrtare

Prishtinë 27.09.2017

Bedri Bytqyqi nga partia Fjala i cili garon për të parin e Malishevës ka premtuar se do ti kushtojë rëndësi të veçantë punësimeve tek të rinjtë.

Ai në “Tribunë Zgjedhore” duke shpalosur programin qeveritar ka thënë se do ndërtojë gjithashtu një bibliotekë dhe dy çerdhe.

Ndërsa sa i përket shëndetësisë ai ka thënë se do e rrisë buxhetin komunal për këtë fushë ngase, shëndetësia ka mbetur në gjendje jashtëzakonisht të keqe

Ai madje ka premtuar edhe ndërtimin e qendrës së mjekësisë familjare e cila është premtuar që disa vite e që nuk është realizuar.

Bytyqi eshtë zotuar gjithashtu se nëse vjen në krye të Malishevës ai do të heq dorë nga përdorimi i veturës zyrtare të komunës.

Kliko mbi linkun e kaltërt për ta parë videon

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.