E martë, Tetor 28Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Çakmaku: Qytetarë të nderuar të Prishtinës

Avni ÇakmakuQytetarë të nderuar të Prishtinës

Shkruan: Avni Çakmaku – Kandidat për Kryetar të Prishtinës

Jemi dëshmitarë se zhvillimi i Prishtinës as për së afërmi nuk i përgjigjet as të priturës të qytetarëve e as të synuarës së pushtetarëve.
Pothuaj se në të gjitha segmentet, si të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, social, kulturorë e veçanërisht zhvillimit urbanistik ku kemi një kaos urban veçanërisht në zonat qëndrore të qytetit as për së afërmi nuk e kemi gjendjën e cila do ti përgjigjej qytetarëve.

Problem tjetër është edhe tendenca e migrimeve në relacion fshat qytet ku një pjes e madhe e fshatrave të komunës së Prishtinës tashmë janë zbrazur nga banorët.
E gjithë kjo gjendje më të cilën qytetarët e komunës tonë bashkë jetojnë në përditshmërinë e tyre e ka një emërtim, e gjithë struktura qeverisëse komunale nuk ka as vizion e as vullnet që të punojnë në të mirë të përgjithshme dhe mirëqenia të ketë shtrirje horizontale dhe i gjithë angazhimi i tyre është ti shërbejnë ose krimit të organizuar ose grupeve të ngushta të interesit që nënkupton partis.

Unë do ta shpalosi një pjesë të vizionit se si unë si kandidat për kryetar komune por edhe si parti FJALA, mendojmë ti zgjidhim problemet të cilat janë grumbulluar qe dy dekada në komunën e Prishtinës.

Si pikë e parë me të cilën do të merremi është, tejkalimi i kaosit urban dhe këtë mendojmë ta realizojmë duke vepruar në katër drejtime;

1. Funksionalizimi në të gjithë fushë veprimtarin e ndërmarrjes publike banesore ku përfshihet edhe ndërtimi i objekteve afaristo-banesore, spitale, shkolla etj.

2. Koficientin për lagjet Kodra e Trimave 1 dhe 2, Medrese-Çamëria, Qyteti i vjetër, Tophane, Vellusha, Taslixhe, Qendra 1 dhe 2, Dodona, Muhaxherët, Arbëria 1, 2, 3, Kalabria, minimum 5,

3. Planet urbanistike të jenë ndërtim i lartë,

4. Miratohet ligji për shpronësim i cili do të eliminonte mundësin që ndonjë qytetarë për arsyna të paqëndrueshme të bëhet pengesë e realizimit të planeve urbanistike të cilat do të mundësonin funksionimin e të gjitha segmenteve e veçanërisht planit të mobilitetit.

Qëllimi i kësaj qasjeje është sepse të gjitha opsionet tjera kanë qenë pjes e programeve nga subjektet të cilat ose e kanë udhëhequr drejt për së drejti komunën ose kanë qenë si pjes e asamblesë komunale dhe rezultati dihet.

Plani jonë qeverisës për komunën e Prishtinës i ka analizuar të gjitha segmentet e kemi projektin për zhvillimin e bujqësisë, blektorisë, pemtarisë, si dhe industrin përpunuese për këto veprimtari. implementimin e politikave fiskale të cilat favorizojnë zhvillimin ekonomik e veçanërisht aktivizimin e tokave bujqësore ku tokat djerrin do të taksohen më shumë ndërsa tokat që punohen do të subvencionohen.

Sektorin e shëndetsisë gjithashtu do ta avancojmë duke ofruar shërbime specialistike edhe pas dite që deri tani nuk ka pas. Gjithashtu edhe rentgenat kanë me punuar edhe pasdite. Do ti pajisim të gjitha qendrat e mjeksisë familjare me pajisje të ultra Zërit.

Arsimin e mesëm kemi me bë që të prodhojë kuadro për treg pune e jo vetëm për kolegje private.
Me një fjale Prishtinës kemi me ja dhënë edhe përmbajtjen kryeqytet e jo vetëm emrin.