Dajaku: dëshiroj të jem pranë jush dhe me ju që të përçoj zërin e kërkesave të juaja sikur deri me tani
Të nderuar qytetarë/e të Skenderajt.
Pas shumë pyetjeve që më janë dërguar se a jam kandidat për Asamble Komunale në këto zgjedhje, dua të ju njoftoj së kryesia dhe kryetari i nderuar i Patisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi, prapë më kanë dhënë besimin dhe mbështetjen të jem bartës i listës së Partisë FJALA si dhe të përfaqësoj zërin e elektoratit të kësaj partie në Skenderaj.
Andaj, ju qytetarë/e të Skenderajt ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen që më keni dhënë për dy mandate rresht, ku isha asambleist për tetë vite, unë prapë dëshiroj të jem pranë jush dhe me ju që të përçoj zërin e kërkesave të juaja sikur deri me tani.
Me respekt,
Berat Dajaku
Asamblist nga Partia FJALA