Dajaku: Dy fjalë për rritjen 20% të pensioneve të kategorive të dala nga lufta
I nderuar z.Kryeministër, unë Berat Dajaku, djalë i një veterani të UÇK-së nga Drenica, që 25 vite babai im dhe veteranët e tjerë të vërtetë vuajnë nga trajtimi jo dinjitoz i politikës në vend.
Jam pro çdo rritje për këto kategori.
Sot, ndonëse ky vendim i ka gëzuar sado pak ato zemra të thyera, por, si e shpjegoni trajtimin e juaj ndaj tyre për katër vite të lënë anash në çdo aspekt, sot merrni këtë vendim në prag të zgjedhjeve në vend, jo çdo vendim duhet të merret politikisht, por në këto raste duhen të merren vendime sinqerisht.
Kategorit e dala nga lufta kanë nevojë qoftë edhe për një përqind të rritjes të ardhurave të tyre e lere më për 20%, sepse ata janë në gjendje të pa lakmueshme si pasojë e politikës hipokrite, andaj jam pro çdo rritje te ardhurave të tyre.
Por kjo rritje a e dëmton buxhetin e Republikës së Kosovës, pasi që listat nuk janë pastruar, temë kjo për të cilen ju keni bërë aq shumë bujë, a ishte atëherë politikë apo është sot.
Por diçka ka pozitive në këtë vendim, një fjalë e urtë thotë: Nëse nuk mundesh krejt, mos e leni krejt.
Andaj mbase nuk i le krejt mirë është puna.
Me respekt;
Berat Dajaku,
Anëtar i kryesisë së Partisë FJALA
