E hënë, Tetor 27Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Dajaku: Vlerat e shoqërisë tonë

4
Dajaku: Vlerat e shoqërisë tonë

Disa nga vlerat e shoqërisë tonë ishin: besa, mikpritja, bujaria, solidariteti etj, etj…
Kur shqiptari e ka dhanë besën, edhe keq me pas, nuk është kthyer mbrapa, mikpritjen e ka pas gjithmonë, po ashtu edhe bujarinë, e nga krejt këto çfarë ka mbetur besoj solidariteti dhe humanizmi ende vazhdojnë në mesin e shoqërisë tonë.
Sot, partinë Fjala e shoh si sinonim i të gjitha këtyre vlerave, dhe këtë e bazoj në faktin se: me kë kam biseduar për këtë parti, më është drejtuar me këto fjalë:
Partia Fjala është e mirë, e pastër, Gëzimi i sinqertë, i vendosur, çdoherë e thotë të vërtetën dhe qëndron prapa saj, e kur i pyes pse nuk e përkrahni, jo se në politikë nuk shkon qysh po mendon Gëzimi, duhet me qenë më fleksibil me bërë kompromise në momente të caktuara, jo çdoherë me thanë atë çka e mendon, ani pse e ka mirë.

Eh tash a e kanë ata mirë, apo ne, vlerësoni ju.

Për këtë arsye mendoj së partia Fjala është vlerë dhe kryetari i saj ka vlerë, e vlerat jo gjithkush i meriton.

Neve po na duan frutat verës, por po na shfrytëzojnë trungun, për tu ngrohur dimrit, nëse doni fruta mos e preni pemën.

Shteti do burra që e mbajnë fjalën.

Fjala 138
Gëzim Kelmendi
Berat Dajaku