
Delegacioni i FJALËS vizitoi kompleksin përkujtimor në Reçak
Me rastin e 20 vjetorit të masakrës së Reçakut nga forcat paramilitare serbe, delegacioni i FJALËS i kryesuar nga Kryetari i saj Dr.Gëzim Kelmendi, bëri vizitë në kompleksin përkujtimor të Reçakut.
Masakra e Reçakut është njëra nga masakrat më të rënda në Kosovë, është një dëshmi e krimit gjenocidal të forcave serbe në Kosovë.
Partia FJALA me respekt dhe krenari përkujton rënien e këtyre dëshomrëve dhe gjithë dëshmorëve tjetrë që luftuan për lirinë e vendit tonë dhe kërkon që vepra dhe sakrifica e tyre të mos harrohet por të pasohet dhe çmohet.
FJALA
Prishtinë, 15.01.2019