
Dr.Armend Rexhepi: Reagim, institucionet urgjet të sjellin para drejtësisë ekstremistët që veprojnë në Veri
Reagimi i plotë i Dr.Armend Rexhepit:
Institucionet të cilat kanë për detyrë sigurinë, duhet që në mënyre urgjente të fillojnë hetimin dhe të sillen para drejtësisë ekstremistet e kriminelët terrorist te cilet shëtisin e veprojnë në Veri të republikës së Kosovës!
Është e pa pranueshme të kërcenohen pjesëtarët e Forcës Sigurisë së Kosovës, pavarësisht se nga cili komunitet apo grup etnik janë!
Ftojmë policinë edhe AKI-në që sa më shpejtë të mirren me kriminelët të cilët bejnë terror psikologjik mbi pjestarët e FSK-së nga komuna e Zubin Potokut!
Të gjithë ata të cilët bejnë presion mbi popullin dhe ata që dëshirojnë të integrohen, duhet të sillen para drejtësisë dhe t’i jepet denimi i merituar!
Dr.Armend Rexhepi
Kryetar i FJALËS dega në Viti,
Anëarë i kryesisë qëndrore të FJALËS.
Prishtinë, 19.02.2018