E shtunë, Tetor 25Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Dr.Gëzim Kelmendi – Adem Jashari është Heroi Im

Gëzim Kelmendi - Kuvendi
Dr.Gëzim Kelmendi – Adem Jashari është Heroi Im

Deputeti i Kuvendit të Kosovës njëherit Kryetar i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi në debatin Komiteti në RTK u përgjigj se Komandanti Adem Jashari është heroi i ti, këtë përgjigje ai e dha kur u pyet nga gazetari i Express-it Leonard Kerquku se kush janë 3 heronjët qe Deputeti Gëzim Kelmendi i don.

Gazetari Leonard Kerquki : Cilat janë 3 figurat Historike qëndrore për Gëzim Kelmendin:

Deputeti Gëzim Kelmendi : Sa i përkët figurave Historike nuk kisha dashur ta kufizoi at angazhim të madh të popullit Shqiptarë me reduktu në tre, çdo përiudh Populli ka pas figura Historike, sepse na mu kthy në histori në të kalumen duhet me pas një në kohën e Ish-Jugosllavis, një në kohën e Osmanlive, një në kohën e Bizantinëve dhe një në kohën e Ilirëve, atëherë çdo fazë ka pas figura Historike.

Por pa u dasht me u kthy në të kalumen, për mu le ta dinë të gjithë se një figurë është historike Shqiptare qe e du e çmoi dhe e respektoi ai është komandanti Adem Jashari.

Pra e keni parë edhe Kosova e ka ndru flamurin e vet qe na duhet ta respektojmë, se është simbol Shtetrorë i joni, e kena flamurin Kombëtar qe e dojmë dhe e mbrojmë, por kena flaumrin shtetorë të Kosovës, sepse na e kena nis një rrugëtim sepse jena një shtet në ndërtim dhe e kena një simbol flamur shtetërorë të Kosovës, po ta kemi edhe një Hero e ai është Adem Jashari andaj ky është qendrimi jem përsonal qe kam për heroin e tashëm të gjithë shqipëtarëve e qe ai është Adem Jashari, i cili sakrificën qe e ka bo ai dhe familja e ti për vend është e rrallë qe mund ta gjejmë ne rajon por edhe ma gjerë, përfundoi deputeti Gëzim Kelmendi.

Shikoni Videon ku Deputeti Kelmendi tregon se Heroi i tij është ADEM JASHARI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.