E hënë, Tetor 27Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Dr.Gëzim Kelmendi: Do t’i futemi edhe garës në zgjedhjet lokale, këto janë komunat! | Intervistë për portalin Indkesonline

Gëzim Kelmendi 002Dr.Gëzim Kelmendi: Do t’i futemi edhe garës në zgjedhjet lokale, këto janë komunat! | Intervistë për portalin Indkesonline

Prishtinë, 29.07.2017

Ndonëse nuk arriti ta kalojë pragun në zgjedhjet e përgjithshme, partia “Fjala” e ka ndërmend që t’i futet edhe garës për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen me 22 tetor.

Në një prononcim për “Indeksonline”, kryetari i këtij subjekti, Gëzim Kelmendi tregon se janë në përfundim të organizimit për të gjitha komunat.

Madje, Kelmendi thotë se veç ka filluar përgatitja e listës me kandidat për asamble komunale si dhe në disa komuna do të garojnë për kryetar të komunave

“Po, ne do të garojmë si parti pa koalicion dhe komunat në të cilat do të kandidojnë për kryetar janë: Pejë, Prizren, Podujevë , Prishtinë”, është shprehur ai.

Ndryshe, në zgjedhjet e përgjithshme të 11 qershorit Partia “Fjala” arriti që t’i fitojë vetëm 1.02%, ose ndryshe afro 10.000 vota. /Indeksonline/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.