
Dr.Gëzim Kelmendi godet koalicionet
Prishtinë 21.05.2017
Kryetari i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi ka goditur koalicionet që u frikësuan të hyjnë vet në zgjedhje.
Shkrimi i plotë i Kryetarit Kelmendi:
Që 17 vite pas luftës në Kosovë jeni parti politike, tash frikësoheni të hyni vet në garë.
Pse po frikësoheni ?!
Nëse jeni të pastër dhe të sigurt se i keni bërë mirë popullit dhe Kosovës, urdhëroni dhe po ballafaqohemi si burrat me 11 Qershor.
Përndryshe, humbjen e keni të sigurt, ngase ne kemi lidhur koalicion me qytetarin, e ju keni lidhur koalicion me interesin dhe xhepin.
Ju mirëpresim me 11 Qershor.
Vota e popullit do të iu tregoj vendin.
Gëzim Kelmendi
Kryetar i Partisë FJALA